eSportsKosova - Gaming Community
Sharp prezanton televizorin e parë Super Hi-Vision - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Sharp prezanton televizorin e parë Super Hi-Vision (/thread-4455.html)



Sharp prezanton televizorin e parë Super Hi-Vision - RaydeN - 03-13-2021

[Image: ?di=V06K]

Dëshironi të keni vërtet kinemanë në shtëpitë tuaja? Atëherë duhet t’i hidhni një sy televizorit të fundit 85-inch LCD, të kompanisë Sharp.
Ky ekran i Sharp, i realizuar në bashkëpunim me rrjetin japonez të televizorëve NHK, thuhet se është televizori i parë Super Hi-Vision, një prodhim që duket se ka pasuar ekranet që trasmetojnë në HD. Prototipi i Sharp Super Hi-Vision, është 85-inch dhe ka një rezolucion 7680 x 4320 piksel, që i bie 103 piksel për inch, afërsisht 3 herë më i qartë se televizorët që trasmetojnë aktualisht në HD.

Modeli i Sharp pritet të prezantohet në panairin e kompanisë NHK në Tokio që do të qëndrojë i hapur nga data 26-29 Maj. Ende nuk ka asnjë të dhënë lidhur me koston e këtij prototipi. /Telegrafi/


Re: Sharp prezanton televizorin e parë Super Hi-Vision - uranglobal - 03-13-2021

Mir e pasken shkru si me pas kinemA Sad