Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Edukimi qytetar
#1
HYRJE
Edukta qytetare synon të përgatisë nxënësit qytetarë të ardhshëm
aktivë. Lënda e edukatës qytetare u ndihmon nxënësve të vetëdijësohen
për identitetin dhe sigurinë e tyre personale, të mësojnë të komunikojnë,
të respektojnë besimet dhe vlerat kulturore në një shoqëri shumetnike, të
kuptojnë mirë të drejtat dhe përgjegjësitë e individëve në familje, shkollë
dhe komunitet, si dhe të njihen me natyrën e funksionimit të demokracisë. Kjo lëndë përpiqet të edukojë një qytetar të pajisur me shprehitë
dhe të kuptuarit e proceseve të cilat i aftësojnë ata të shohin, të gjykojnë,
të vendosin dhe të veprojnë drejt.
QËLLIMET

Qëllimet dhe parimet e përgjithshme të edukatës qytetare janë në
harmoni me qëllimet e përgjithshme të arsimit të detyruar. Në veçanti,
qëllimet që ky program ka lidhen me zhvillimin personal dhe social,
kontributin në zhvillimin moral të nxënësve dhe përgatitjen për t'i bërë
ata qytetarë të përgjegjshëm. Në këtë këndvështrim, lënda Edukatë
qytetare synon:
• të krijojë kushte që nxënësi të përfitojë njohuri të nevojshme për
demokracinë dhe qytetarinë;
• të mundësojë krijimin e qendrimeve dhe vlerave, mësimin e
strategjive efektive të zgjidhjes së problemeve, pranimit kritik të
informacionit dhe mjeteve të komunikimit;
• të kontribuojë në zhvillimin e vetëdijës së nxënësit se dukuritë
janë të lidhura me njëra-tjetrën në mënyrë të kushtëzuar dhe se
janë në ndërveprim reciprok; 88
• t’i zhvillojë njohuritë dhe aftësitë intelektuale të nxënësit, të
domosdoshme për të kuptuar, analizuar dhe vepruar në jetën e
përditshme;
OBJEKTIVAT
Nxënësi:
Të njohë
- tiparet e tij kryesore që e dallojnë atë nga të tjerët;
- tiparet e njerëzve që përbëjnë botën në të cilën ai jeton;
- rregulla të caktuara në veprimtari të ndryshme që zhvillohen në:
familje, klasë, shkollë, lojë etj;
- mjetet kryesore të komunikimit: telefon, letër, telegram, internet
etj.
Të kuptojë
- ku dallon dhe çfarë ka të ngjashme me anëtarët e familjes, me
shokët e klasës etj.
- rëndësinë e vendosjes së rregullave në një veprimtari të caktuar
- rëndësinë e komunikimit me letra, mesazhe etj.
Të vlerësojë
- disa nga nevojat dhe dëshirat bazë të tij dhe të shokëve, duke
bërë dallimin ndërmjet tyre;
- të drejtat dhe detyrat e pjesëtarëve të familjes;
- rolin e tij dhe të të tjerëve në familje, klasë, grup dhe komunitet;
- nevojën që ai ka për njerëzit dhe mjedisin që e rrethon;
- kulturën, vlerat dhe besimet në një shoqëri shumetnike.
Të zbatojë
- në praktikë, në situata të simuluara, sjellje të sigurta kur ecën në
komunikacion;
- të përdorë fjalorin e duhur në një situatë të caktuar rrugore;
- gatishmërinë e tij për të ndjekur rregullat në veprimtaritë e përditshme në familje, grup, klasë, shkollë dhe komunitet; 89
- aftësi praktike në përdorimin e telefonit dhe shkrimin e një
kartoline.
Të analizojë
- ndarjen e detyrave në familjen e tij,
- rregulla të thjeshta, në bashkëpunim me të tjerët, në veprimtaritë
e tij të përditshme,
- njerëzit që kanë vështirësi për të kuptuar dhe bërë gjëra të
ndryshme dhe të tregojë gatishmërinë për t’i ndihmuar ata etj.,
Të sintetizojë
- aspekte të ndryshme të jetës në familjen e tij me atë të familjeve
të tjera (ushqimin, orenditë, organizimi i kohës së lirë);
- rëndësinë e punës së përbashkët për plotësimin e nevojave dhe
dëshirave të individëve dhe të grupeve ku ata bëjnë pjesë.
Të zhvillojë qëndrime dhe vlera
- se diversiteti kulturor, fetar dhe gjuhësor është begati e një
shoqërie demokratike,
- përmes shfaqjes së qëndrimit kritik ndaj mënyrës së komunikimit me të tjerët në shtëpi, shkollë dhe komunitet,
- duke qenë tolerant ndaj anëtarëve të komunitetit ku jeton,
STRUKTURA E PROGRAMIT

Kategoritë Nënkategoritë Numri i orëve
ZHVILLIMI
INDIVIDUAL DHE
IDENTITETI
Identiteti, rritja dhe
ndryshimi
Siguria dhe mbrojtja
9
GRUPET DHE
INSTITUCIONET
Familja
Shkolla
12
KULTURA
Gjuha dhe komunikimi
Vlerat kulturore dhe
besimet
9
KOHA DHE
NDRYSHIMET
Koha dhe njeriu 7 90
ZHVILLIMI INDIVIDUAL DHE IDENTITETI
Identiteti, rritja dhe ndryshimi. Siguria dhe mbrojtja
Nxënësi të përvetësojë përmbajtjen e koncepteve themelore për
identitetin personal (unin e tij), rritjen, tiparet e tij personale, të drejtat
dhe përgjegjësitë e tij, nevojat, dëshirat, besimin, vetëbesimin, vendimmarrjen etj.
Të zotërojë përmbajtjen e koncepteve si: siguri, siguri personale,
mbrojtje, mbrojtje personale, rrezik, situatë e rrezikshme, situatë e rrezikshme në rrugë, mbrojtje nga uji, zjarri, rryma elektrike, kujdes, sjellje,
rregull e sjelljes në rrugë, në trafik, në shkollë, në park, në shitore, në lojë
etj.
Rezultatet e pritshme
Nxënësi:
9 radhitë disa nga tiparet që e karakterizojnë atë;
9 vendos veten në një mjedis të caktuar (familje, klasë, lagje etj.)
dhe të shohë veten si pjesë e tij;
9 shpreh nevojat dhe dëshirat e tij;
9 shpjegon ku dallon dhe çfarë ka të ngjashme me shokët e klasës,
me anëtarët e familjes (gjyshërit, prindërit, vëllezërit, motrat etj.);
9 kupton se plotësimi i nevojave, si: ushqimi, veshja, banesa,
lojërat, mësimi etj., përbën një të drejtë elementare që i takon si
atij, edhe të tjerëve;
9 flet për rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor;
9 identifikon disa nga rregullat e sjelljes së tij në shtëpi, në rrugë, në
park,në lagje, në lojë etj.;
9 dallon disa nga shenjat e rëndomta të trafikut që ai sheh ose ka
parë dhe të tregojë nëse ato gjenden në rrugën e makinës ose të
këmbësorit;
9 përmend personat që mund ta ndihmojnë, të kalojë rrugën dhe të
përshkruajë rolet e tyre;
9 dallon se disa nga mjediset e lojës janë më të sigurta se të tjerat;
9 të dijë dhe të respektojë rregullat e përdorimit të ujit, zjarrit,
rrymës elektrike në shtëpi, në shkollë dhe gjetkë. 91
GRUPET DHE INSTITUCIONET
Familja. Shkolla
Nxënësi duhet të përvetësojë përmbajtjen e koncepteve bazë të këtyre
dy nënkategorive, si: familje, shkollë, rol shoqëror, shtëpi-banesë; të
kuptojë rolin, detyrat, të drejtat dhe obligimet e familjes dhe shkollës; të
njohë trungun familjar, ndarjen e punëve në familje, rregullat në shkollë
dhe familje, buxheti familjar, festat familjare, punë e përbashkët, punë në
shtëpi, punë në klasë, punë në komunitet.
Rezultatet e pritshme:
Nxënësi:
9 diskuton për ndryshimet në familje, në klasë apo në shkollë;
9 përshkruan trungun e tij familjar (brezat në familje);
9 përshkruan banesën ku jeton duke e krahasuar me banesat e
shokëve apo të të afërmëve të tij.;
9 vlerëson të drejtat dhe detyrat e pjesëtarëve të familjes;
9 krahason aspekte të ndryshme të jetës në familjen e tij me atë të
familjeve të tjera (ushqimi, orenditë, organizimi i kohës së lirë);
9 përshkruan disa nga festat familjare, festat lokale dhe kombëtare;
9 dallon rolet e veçanta që çdo individ ka në shoqëri (në: familje,
klasë, grup, lagje etj.);
9 të dijë rëndësinë e bashkëveprimit me të tjerët në familje, në klasë,
në grup, në lagje etj., për të zgjidhur probleme të ndryshme;
9 demonstron dëshirë dhe shkathtësi për respektimin e rendit
shtëpiak në shkollë;
9 përshkruan shembuj nga jeta shkollore se si shkolla është e hapur
për të gjithë që e dëshirojnë atë.
KULTURA
Gjuha dhe komunikimi. Vlerat kulturore dhe besimet
Nxënësi të pëvetësojë përmbajtje programore lidhur me komunikimin, format e komunikimit, mjetet e komunikimit si: letrat, mesazhet,
telefoni, shtypi, televizioni, interneti etj.92
Të zotërojë konceptet themelore për vlerat kulturore dhe besimet,
diversitetet etnike, gjuhësore, fetare dhe gjinore si begati e shoqërisë,
dashurinë, tolerancën dhe ndihmën e ndërsjellë ndërmjet njerëzve etj.
Rezultatet e pritshme
Nxënësi:
9 përshkruan mjetet kryesore të komunikimit: telefon, letër,
telegram; internet;
9 vlerëson marrjen e informacionit për ngjarje të ndryshme nga
radio, televizioni, kompjuteri (interneti) dhe gazetat;
9 dëshmon konkterisht mirësjellje gjatë komunikimit;
9 shpreh gatishmërinë për t’i ndihmuar ata që kanë vështirësi për të
komunikuar;
9 vlerëson nevojën që ai ka për njerëzit dhe mjedisin që e rrethon;
9 shpjegon rëndësinë e tolerancës, dashurisë dhe mirëkuptimit
ndërmjet njerëzve;
9 organizon festat, duke dhënë kontribut vetjak në punën e
përbashkët në ditëlindjet (e shokut, shoqes), ditën e shkollës e
festa të tjera.
KOHA DHE NDRYSHIMET
Koha dhe njeriu
Në nënkategorinë Koha dhe njeriu nxënësi duhet të zotërojë
konceptet themelore si: zhvillimi, ndryshimet, teknologjia; koha: e
kaluara, e sotmja dhe e ardhmja; burimet natyrore, mjedise gjeografike,
mjetet e punës, etj.
Rezultatet e pritshme
Nxënësi:
• dallon konceptet kohore si: e shkuar, e tashme dhe e ardhme;
• krahason jetesën, banesën, veshjen, ushqimin, komunikacionin sot
me atë të gjyshërve të tij (përmes fotove, tregimeve); 93
• jep shembuj që tregojnë për mënyrën e ndryshimit të jetesës në
komunitetin e tij;
• identifikon njerëzit më të shquar të komunitetit ku jeton, të cilët
kanë ndihmuar në zhvillimin e vendit;
• përdorë burime të ndryshme për të kuptuar dhe rindërtuar të
kaluarën, si letra, ditarë, intervista, libra, fotografi, etj.;
• përshkruan sesi njerëzit kanë krijuar vendet e tyre të banimit dhe
si e kanë ndryshuar jetën e tyre.
LIDHJE NDËRLËNDORE
Edukata qytetare, si pjesë e grupit të lëndëve shoqërore, përveç se
është në veten e saj multidisiplinare, gërshetohet edhe me programet dhe
përmbajtjet e lëndëve të tjera shoqërore si histori dhe gjeografi, gjuhë dhe
komunikim, por dhe me matematikën, fizikën, artet, edukimin fizik, etj.
Gjuha dhe komunikimi: Esetë dhe shkrimet për temat e qytetarisë
si p.sh., “Kush jam unë?”, apo dhe përdorimi i gazetave, revistave,
pjesëve letrare dhe shkrimeve të tjera që trajtojnë ngjarje dhe episode nga
jeta e përditshme janë një urë lidhëse e trajtimit të temave të qytetarisë
me fushën e gjuhës dhe të komunikimit. Gjuha amtare dhe e huaj
shërbejnë mjaft për të dhënë tablonë e plotë të qytetarisë globale.
Artet: Përgatitja e materialeve ilustruese si posterë, albume, si dhe
efekte të tjera vizuale për një vetëdijësim qytetar demokratik në funksion
të pjesëmarrjes aktive dhe qytetarisë sa më të mirë është një mundësi e
vazhdueshme e lëndës së Edukatës qytetare me artet figurative. Kjo
ndërlidhje mund të përdoret në tema si nevojat dhe të drejtat e njeriut,
rregullat e klasës, shtëpisë dhe komunitetit, etj. Edukimi artistik përmes
këngëve, valleve popullore dhe atyre të huaja, po ashtu rrit peshën e
ndërveprimit të edukatës qytetare me muzikën.
Matematikë: Përdorimi i numrave lidhur me tema aktuale të
edukatës qytetare, interpretimi i të dhënave që lidhen me zgjidhjen e
problemeve sociale brenda grupit, krijojnë po ashtu mundësi për qasje
ndërlëndore.
Edukim fizik: Zhvillimi i veprimtarive të ndryshme sportive që
lidhen me përkujtimin e datave të ngjarjeve dhe personave që kanë
kontribuar në krijimin e vizionit të qytetarit në botë apo në vend, po ashtu
janë një mundësi pozitive që favorizon lidhjen ndërlëndore. 94
UDHEZIME METODIKE
Me qëllim të realizimit të programit mësimor në këtë lëndë mund të
organizohen takime me njerëz, mund të shfrytëzohen burime të ndryshme
dhe të simulohen raste për zgjidhje:
• Takime me njerëz të ndryshëm të komunitetit (vëzhgime, intervista, anketime, bashkëbisedime, konsulta me ekspertë etj.),
• Përdorimi i publikimeve të ndryshme (gazeta, buletine informacione, tekste, videokaseta, dramatizime, posterë etj.),
• Simulime (lojërat me role, simulimi i diskutimeve ose i situatave
nga fusha të ndryshme të veprimtarive publike etj.).
Përveç metodave tradicionale, në lëndën e Edukatës qytetare në
shumë raste mund të zbatohet loja me role. Për zbatimin e kësaj forme të
punës është e domosdoshme të bëhet simulimi i një ngjarjeje. Nxënësit
marrin role, p.sh., të mësuesit, drejtorit të shkollës, prindërve, policit të
qarkullimit rrugor, anëtarëve të ndryshëm të komunitetit, etj. Mësuesi në
këtë rast luan rolin e koordinatorit, ndërsa të gjithë nxënësit e klasës
marrin pjesë aktive në këtë proces. Ata mund të ndahen sërish në grupe
p.sh., grupi i punëtorëve që mbrojnë natyrën dhe parqet, grupi i fëmijëve
që nuk respektojnë rregullat e caktuara për mjediset publike, etj. Gjatë
një ore mësimi mund të debatojnë rreth asaj se si është çështja, cilat janë
rrugëzgjidhjet e problemit për të cilin debatohet, etj.
Theks i veçantë në metodologjinë e punës duhet t’u kushtohet
metodave aktive të punës, si: Puna me projekte, mësimi problemor,
mësimi me bashkëpunim, biseda, vëzhgime, puna në mjedise konkrete
(me organizata të ndryshme të komunitetit) etj.
Si forma të punës, mësimdhënësve u sugjerohet të organizojnë punën
në klasë me çifte dhe grupe. Ndarja e nxënësve në çifte dhe grupe, u jep
atyre mundësi për pjesëmarrje dhe bashkëpunim. Me këtë rast nxënësve
të ndarë në çifte dhe grupe u jepen 5 minuta kohë për të vendosur p.sh.,
Cili është roli i babait dhe i nënës në familje? Kjo mund të arrihet përpara
se të nisë diskutimi i gjithë klasës. Nxënësve duhet t’u tregohet koha për
të cilën do të zgjidhet problemi. Ata ndahen në grupe apo çifte, ndërsa
mësuesi luan rolin e mbikëqyrësit, dhe sipas nevojës edhe jep udhëzime
apo sqarime. Në përfundim të orës mësimore, çiftet apo grupet raportojnë
para gjithë nxënësve të klasës. Secili grup duhet ta këtë përfaqësuesin i
cili raporton para klasës.
95
UDHËZIME PËR VLERËSIM
Vlerësimi i nxënësve në lëndën e Edukatës qytetare duhet të jetë i
përhershëm. Ky vlerësim ka qëllime të shumëfishta. Kështu përmes
vlerësimit:
- sigurohen informacione për përparimin e nxënësit;
- nxënësit aftësohen të krahasojnë arritjet e tyre me rezultatet e
pritshme. Në këtë mënyrë nxënësi do të bëjë edhe vetëvlerësimin
e asaj që ka arritur të zotërojë;
- sigurohet motivimi i nxënësve për punë të mëtejshme;
- sigurohet edhe realizimi i objektivave.
Llojet e vlerësimit
Në të gjitha lëndët mësimore ekzistojnë lloje të ndryshme vlerësimi.
Në lëndën e Edukatës qytetare mund të zbatohen disa lloje vlerësimi.
Secili prej tyre ka qëllime të caktuara.
Vlerësimi duhet të jetë i përhershëm, duke filluar që nga orët e
mësimit, veprimtaritë praktike e deri te vlerësimi përmes testeve zyrtare.
Në klasë, gjatë orës së mësimit mund të bëhen këto vlerësime:
• vlerësimi i rëndomtë gjatë pjesëve të ndryshme të orës;
• vlerësimi i detyrave të shtëpisë;
• vlerësimi i projekteve të realizuara individualisht ose në grup;
• vlerësimi me testeve të hartuara nga vetë mësuesi.
Kriteret për vlerësimin e nxënësve janë përcaktuar qartë në
Udhëzimin Administrativ për vlerësimin e shkallës së arritshmërisë së
nxënësve.
qifsha kanterin
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Edukimi qytetar - by Lizardi - 03-06-2021, 09:08 PM
Re: Edukimi qytetar - by shadowi - 03-23-2021, 09:05 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)