03-03-2021, 06:52 AM
Rrjeti më i madh social në botë, Facebook.com,është vlerësuar si marka me rritjen më të shpejtë në botë, sipas rangimit vjetor të 100 kompanive botërore, të cilin e bën firma Milward Brown.
Është interesante se si Facebook e kryeson këtë listë, pasi që kjo është hera e parë që kompania e Mark Zuckerberg shfaqet në listën e Milward Brown, pas gjashtë vitesh ekzistence.
Regjistrimi dhe vlerësimi i Facebook si brendi me rritjen më të shpejtë është matur nga aspekti i të hyrave që ajo gjeneron nga reklamat, si dhe madhësinë e kompanisë të cilën e ka arritur ndër këto pak vite.
Ky trend i rritjes është marramendës për rrjetin social, duke e marrë parasysh që në të njëjtën listë gjenden edhe kompani të mëdha si Starbucks, të cilat tashmë kanë mbetur prapa Facebook.com
![[Image: TkLq4dbd1b22c32e7.png]](http://photoserver.ws/images/TkLq4dbd1b22c32e7.png)
.Babes, jom shum ma ndryshe e skom nevoj me cek se edhe trupi kur tem vyshket emri ka me met .."
[copyright=http://esportskosova.com/forum/memberlist.php?mode=viewprofile&u=6936]raydeN[/copyright]

