02-24-2021, 10:59 AM
![[Image: galaxy2seine.jpg]](http://img863.imageshack.us/img863/6845/galaxy2seine.jpg)
Samsung ka paralajmëruar se modeli i saj i ri i telefonit të mençur, Samsung Galaxy S2 është i pajisur me Gorilla Corning Glass, që do të thotë se ky model posedon ekranin i cili është rezistent ndaj gërvishtjeve apo goditjeve të ndryshme.
Siç mund ta dini, përveç këtij opsioni, Samsung Galaxy S2 posedon edhe ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.3 inç me teknologjinë Super Amoled Plus, 480 x 800 piksel, si dhe procesorin me 1.2GHz.
Për më shumë, ky model përmban edhe dy kamera, njërën me 8 mega-piksel me mundësi incizimi në Full HD në 1080p dhe playback në 30 kënde për sekondë, si dhe atë për video komunikim e cila vjen me 2 mega-piksel.
Mirëpo këto nuk janë të gjitha karakteristikat e këtij telefoni, pasi që Samsung Galaxy S2 posedon edhe audio portin 3.5mm, A-GOS, Bluetooth 3.0, USB 2.0, 802.11 a/b/g/n WiFi, DLNA Accelerometer, Light, Digital Compass, Proximity, Gyroscope, ndërsa opsionale është teknologjia e pagesave e njohur si NFC.
Samsung Galaxy S2 vjen në dy versione të memories, përkatësisht në 16 ose 32GB, bashkë me mikroSD kartelën e cila mund të përfshijë plus 32GB hapësirë magazinimi
![[Image: TkLq4dbd1b22c32e7.png]](http://photoserver.ws/images/TkLq4dbd1b22c32e7.png)
.Babes, jom shum ma ndryshe e skom nevoj me cek se edhe trupi kur tem vyshket emri ka me met .."
[copyright=http://esportskosova.com/forum/memberlist.php?mode=viewprofile&u=6936]raydeN[/copyright]

