Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Kompjuteri
#1
Kompjuteri (latinisht computere = mbledh, njehsoj) është një pajisje elektronike që ruan dhe përpunon të dhënat sipas një liste udhëzuese. Kompjuter quajmë një mekanizëm të automatizuar i cili transformon një njësi impulsive (quajtur informacione, të dhëna në hyrje) në një tjetër ose krijon një njësi të re (quajtur e dhënë, informacion në dalje).
Funksionaliteti i kompjuterit është rezultat i një kombinimi të mirfilltë efektiv në mes të elementit softuerik dhe harduerik.
Kompjuterët hasen në madhësi dhe fuqi të mëdha,duke filluar nga superkompjuterët që i përdor ushtria ose NASA,pastaj kompjuterët personal të cilët na rrethojnë vazhdimisht,e deri te kompjuterët e dorës që janë sa madhësia e një çokollate.

Llojet dhe format e kompjuterve janë të ndryshme.
Ka tre lloje kompjuterash: analogë, shifrorë (ose siç quhen ndryshe dixhitalë) dhe hibridë.


Superkompjuterët

Superkompjuterët janë kompjuterët më të fuqishëm që janë krijuar nga dora njeriut.Ata kushtojnë dhjetëra e ndonjëherë edhe disa qindra milionë dollarë,ndërsa përdoren për gjurmimin e klimës,tërmeteve,simulimin e shpërthimeve nukleare,të ADN-së së njeriut.


Kompjuterët Mainframe

Këta janë kompjuterët më të mëdhejnë për përdorim të rëndomtë,ndërsa shërbejnë për përpunimin e centralizuar dhe për ruajtjen e të dhënave.Zakonisht përdoren për qëllime afariste,por mund të shërbejnë edhe për qindra konsumatorë të cilët kanë nevojë për qasje të shpejtë të ato informata.Këta kompjuterë përdoren në banka,nëpër avio-kompani,nëpër kompanitë e sigurimeve,në universitete,në kompani tregtare etj.

Thënie

"Kontrolli i kompjuterizmit lidhet me përdoruesit" - Brandt Allen
"Unë nuk druaj kompjuterat. Druaj mungesën e tyre." - Isaac Asimov
"Një nga shprehjet më të frikshme në kohët moderne është Kompjuteri ka rënë" - Norman Augustine
"Ndihmat elektronike, veçanërisht kompjuterët shtëpiakë, do të ndihmojnë shtegëtimin e brendshëm, zgjedhjen jashtë realitetit. Realiteti nuk po bëhet më problem përjashta, por problem brenda kokës suaj. Po bëhet njëkohësisht tregëtare dhe e pështirë." - J. G. Ballard
"Une nuk jam personi i vetem qe perdor kryesisht kompjuterin e tij per qellimin e mashtrimit te tij me kompjuterin e tij." - Dave Barry
"Fjala perdorues eshte fjala e perdorur nga profesionistet kompjuterike kur ata nenkuptojne idiotin." - Dave Barry
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Kompjuteri - by ArlindXh - 02-19-2021, 09:16 PM
Re: Kompjuteri - by Stone. - 04-17-2023, 10:17 AM
Re: Kompjuteri - by 9fiftyTM - 04-17-2023, 04:08 PM
Re: Kompjuteri - by troyanAiM1 - 10-29-2023, 05:42 PM
Re: Kompjuteri - by vorteks- - 11-23-2023, 06:51 PM
Re: Kompjuteri - by IZNOUGOOD -.- - 02-25-2024, 07:42 PM
Re: Kompjuteri - by shadowi - 03-23-2021, 09:03 PM
Re: Kompjuteri - by CowyFite - 04-23-2021, 02:46 PM
Re: Kompjuteri - by blendd. - 05-03-2021, 02:51 PM
Re: Kompjuteri - by SannctuM; - 06-01-2021, 05:56 AM
Re: Kompjuteri - by chAmmpzz.~ - 06-03-2021, 05:21 PM
Re: Kompjuteri - by PAiN. - 07-10-2021, 07:19 AM
Re: Kompjuteri - by ruSkov - 07-10-2021, 09:28 AM
Re: Kompjuteri - by LoteXxX - 07-27-2021, 11:14 AM
Re: Kompjuteri - by FidanSH - 07-31-2021, 02:19 PM
Re: Kompjuteri - by grandde - 10-01-2021, 05:55 PM
Re: Kompjuteri - by ReaLo - 11-13-2021, 06:05 PM
Re: Kompjuteri - by LiridonMurati - 11-13-2021, 06:18 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)