Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Edhe LG G5 "kopje" e iPhone 6! (foto)
#1
Thumbs Down 
Tashmë dihet se LG do ta mbajë një konferencë shtypi më 21 shkurt në MWC 2016 në Barcelonë, dhe kjo është data zyrtare kur konglomerati i Koresë së Jugut do të bëjë lansimin zyrtar të modelit të tyre të ardhshëm të telefonit, të njohur si LG G5.

Thashethemet për LG G5 kanë bërë rrugën e tyre në mediat e shumta botërore paraprakisht, duke përfshirë edhe faktin se ky model do të ofrojë edhe mundësinë e heqjes së baterisë, por tani për të njëjtin model kanë rrjedhur edhe karakteristika të reja nga Shai Mizrachi.

LG G5 pritet të jetë ndryshe nga paraardhësit e tij sa i përket konstruktit, megjithatë, LG G5 është e thënë që do të vijë i mbështjellur nga trupi i plotë prej metali.

Për më shumë, LG G5 do të ketë edhe disa ndryshime tjera nga dizajni tradicional, dhe butonat e zërit në pajisje do të jenë në anën e majtë të pajisjes.

LG G5 do të ketë edhe skanerin për gjurmë gishtash, ndërsa kamera me auto fokus dhe LED flash do të jetë mbi butonin e lëshimit të telefonit. (Telegrafi)

[Image: WjpjMif.jpg]

[Image: ffrY4VV.jpg]
[Image: aph8y8.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Edhe LG G5 "kopje" e iPhone 6! (foto) - by iceboy - 11-11-2025, 01:03 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)