eSportsKosova - Gaming Community
Edhe LG G5 "kopje" e iPhone 6! (foto) - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+---- Forum: Hapesira per Mobile (https://esportskosova.com/forum-443.html)
+---- Thread: Edhe LG G5 "kopje" e iPhone 6! (foto) (/thread-54757.html)



Edhe LG G5 "kopje" e iPhone 6! (foto) - iceboy - 11-11-2025

Tashmë dihet se LG do ta mbajë një konferencë shtypi më 21 shkurt në MWC 2016 në Barcelonë, dhe kjo është data zyrtare kur konglomerati i Koresë së Jugut do të bëjë lansimin zyrtar të modelit të tyre të ardhshëm të telefonit, të njohur si LG G5.

Thashethemet për LG G5 kanë bërë rrugën e tyre në mediat e shumta botërore paraprakisht, duke përfshirë edhe faktin se ky model do të ofrojë edhe mundësinë e heqjes së baterisë, por tani për të njëjtin model kanë rrjedhur edhe karakteristika të reja nga Shai Mizrachi.

LG G5 pritet të jetë ndryshe nga paraardhësit e tij sa i përket konstruktit, megjithatë, LG G5 është e thënë që do të vijë i mbështjellur nga trupi i plotë prej metali.

Për më shumë, LG G5 do të ketë edhe disa ndryshime tjera nga dizajni tradicional, dhe butonat e zërit në pajisje do të jenë në anën e majtë të pajisjes.

LG G5 do të ketë edhe skanerin për gjurmë gishtash, ndërsa kamera me auto fokus dhe LED flash do të jetë mbi butonin e lëshimit të telefonit. (Telegrafi)

[Image: WjpjMif.jpg]

[Image: ffrY4VV.jpg]


Detaje të reja për Samsung Galaxy S7 - iceboy - 11-12-2025

Derisa po i afrohemi lansimit zyrtar të Samsung Galaxy S7 në MWC 2016, detauje të reja janë duke u publikuar online për telefonin kryesor të kompanisë jugkoreane këtë vit.

Në një postim në rrjetin më të madh social në Kinë, Ëeibo me krahasimin në AnTuTu thuhet se Galaxy S7 do të jetë i koduar si SM-G930F.

Në këtë postim kanë rrjedhur detaje të reja të cilat thuhet se janë zyrtare dhe përfshijnë ekranin me 5.1-inç në 1440 x 2560 piksel, 4GB RAM, 64GB memorie të brendshme si dhe Android 6.0.1 Marshmallow.

Sipas AnTuTu thuhet se Samsung do ta mbështesë telefonin e saj në procesorin e kompanisë, Exynos 8890.

Sipas burimeve të njëjta thuhet se Galaxy S7 mund të sjell kamerën kryesore me vetëm 12MP, që do të ishte një karakteristikë më e keqe sesa Galaxy S6 e cila ka kamerën e pasme me 16MP. (Telegrafi)