Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Vendi që e don iPhone më së shumti
#1
Kohëve të fundit, Kantar Worldpanel e lëshoi raportin e saj mbi pjesëmarrjen e telefonave të mençur
mobil në treg për periudhën tre mujore që përfundon më shkurt 2015.
Dhe nga raporti i fundit, ishte e qartë se të dhënat janë të mira për iOS të Apple.

E udhëhequr nga telefonat e saj më të rinj, përkatësisht iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, Apple ka vazhduar
të tërheqë pjesën e tregut nga sistemet e tjera operative -- sidomos nga Google dhe sistemi i saj operativ, Android.

Për shembull, Apple u rrit nga viti në vit në të gjitha tregjet e mëdha të Evropës, sikurse Britania e Madhe,
Spanja, Franca, Gjermania, dhe Italia, me 2,9 pikë përqindje për të arritur në 20,9%; ndërsa anasjelltas,
Android humbi 2,9 pikë përqindjeje të pjesës së saj të tregut në këtë periudhë, duke rënë në 67,6%.

Kantar ka thënë se Apple është duke performuar mirë, sidomos në tregun kinez.
Por kjo nuk e bën Kinën që të jetë shteti që më së shumti e don telefonin e Apple, iPhone,
sepse sipas raportit thuhet se vendi që e do më shumë telefonin më të famshëm në botë është Japonia.

Japonia ka raportuar pjesëmarrje të tregut të iOS prej 49,8% në tremujorin e fundit që është mbyllur në shkurt.

Thënë më thjesht, një nga çdo dy telefonat e shitur në Japoni gjatë dhjetorit, janarit, ose shkurtit ishin telefonat Apple
--ose 10 pikë përqindjeje më lart sesa në Britaninë e Madhe dhe kolonitë e saj të mëparshme.

------ ------ ------ ------ ------ ------ ------ ------ ------ ------
Informacioni është marrë nga Portali Informativ Telegrafi . I
------ ------ ------ ------ ------ ------ ------ ------ ------ ------
If you're good at something , Never do it for free
Contact Facebook
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Vendi që e don iPhone më së shumti - by Alb- - 01-29-2025, 03:33 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)