![]() |
|
Vendi që e don iPhone më së shumti - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Vendi që e don iPhone më së shumti (/thread-52201.html) |
Vendi që e don iPhone më së shumti - Alb- - 01-29-2025 Kohëve të fundit, Kantar Worldpanel e lëshoi raportin e saj mbi pjesëmarrjen e telefonave të mençur mobil në treg për periudhën tre mujore që përfundon më shkurt 2015. Dhe nga raporti i fundit, ishte e qartë se të dhënat janë të mira për iOS të Apple. E udhëhequr nga telefonat e saj më të rinj, përkatësisht iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, Apple ka vazhduar të tërheqë pjesën e tregut nga sistemet e tjera operative -- sidomos nga Google dhe sistemi i saj operativ, Android. Për shembull, Apple u rrit nga viti në vit në të gjitha tregjet e mëdha të Evropës, sikurse Britania e Madhe, Spanja, Franca, Gjermania, dhe Italia, me 2,9 pikë përqindje për të arritur në 20,9%; ndërsa anasjelltas, Android humbi 2,9 pikë përqindjeje të pjesës së saj të tregut në këtë periudhë, duke rënë në 67,6%. Kantar ka thënë se Apple është duke performuar mirë, sidomos në tregun kinez. Por kjo nuk e bën Kinën që të jetë shteti që më së shumti e don telefonin e Apple, iPhone, sepse sipas raportit thuhet se vendi që e do më shumë telefonin më të famshëm në botë është Japonia. Japonia ka raportuar pjesëmarrje të tregut të iOS prej 49,8% në tremujorin e fundit që është mbyllur në shkurt. Thënë më thjesht, një nga çdo dy telefonat e shitur në Japoni gjatë dhjetorit, janarit, ose shkurtit ishin telefonat Apple --ose 10 pikë përqindjeje më lart sesa në Britaninë e Madhe dhe kolonitë e saj të mëparshme. ------ ------ ------ ------ ------ ------ ------ ------ ------ ------ Informacioni është marrë nga Portali Informativ Telegrafi . I ------ ------ ------ ------ ------ ------ ------ ------ ------ ------ Re: Vendi që e don iPhone më së shumti - inL. - 01-29-2025 Mas Japonezve, Shqiptart i ki Re: Vendi që e don iPhone më së shumti - Alb- - 01-29-2025 Hahaha mir e ki, pa buk rrijn pa telefon jo . Re: Vendi që e don iPhone më së shumti - Fidan - 01-29-2025 Qe edhe 1 arsye pse Japonia e ka popullaten ma inteligjente ne bote xD Re: Vendi që e don iPhone më së shumti - iceboy - 01-29-2025 kush nuk e don se :geek: Re: Vendi që e don iPhone më së shumti - qirka - 01-29-2025 iceboy Wrote:kush nuk e don se :geek:une Re: Vendi që e don iPhone më së shumti - joni.h - 01-29-2025 Do thojn un se du a nrealitet syt dojn mi hup ntelefon hahahha |