Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Hadithe te Muhamedit (salAllahu alejhi ue selem) ©
#6
Pejgamberi salAllahu alejhi we selem ka thënë:

"Lum për atë që më ka parë dhe më ka besuar, pastaj lum për atë, lum për atë, lum për atë që më ka besuar e nuk më ka parë"

(Sahihul Xhami)

Transmetohet nga Ibn Umeri radiAllahu anhu tregon se Pejgamberi salAllahu alejhi we selem ka thënë:

"Po ta dinin njerëzit atë që di unë për vetminë,atëherë askush nuk do të udhëtonte natën i vetëm " (2998)

Pejgamberi salAllahu alejhi we selem ka thënë:

“Kush e fal namazin e sabahut, ai është nën mbrojtjen e All-llahut, andaj mos t’i kundërvihet askush kësaj mbrojtjeje me diçka, sepse kush i kundërvihet mbrojtjes së All-llahut, do ta arrijë atë All-llahu, dhe pastaj do ta gjuajë me fytyrë në zjarr të Xhehenemit.”

(Transmeton Muslimi)

Pejgamberi salAllahu alejhi we selem ka thënë:

“Gënjeshtra më e madhe është kur njeriu thotë se ka parë diçka, por në të vërtetë nuk e ka parë.”

(Buhariu)
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Re: Hadithe te Muhamedit (salAllahu alejhi ue selem) © - by -M- - 12-18-2024, 06:34 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)