Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Çka është BIOS-i dhe si funksionon
#1
BIOS (Basic Input Output System), është softueri i parë qe starton ne kompjuter, i cili i ka te gjitha softuerët e nevojshëm qe kontrollojnë monitorin, diskun, tastierën etj...
Kodi i BIOS-it ruhet ne çipin e CMOS-it (complementary metal oxide semiconductor) qe ndodhet ne pllakën amë dhe për arsye qe RAM-i është me i shpejt se ROM-i, BIOS-i kopjohet prej CMOS ne RAM kur kompjuteri starton. Ky veprim njihet edhe si BIOS shadowing.

Ka disa lloje te BIOS-ve nga kompani te ndryshme por me te përhapurat janë BIOS-et e Phoenix dhe Amibios.

Resetimi i BIOS-it (kthimi ne gjendjen default)
Nëse për çfarëdo arsyeje keni nevojë te ktheni BIOS-in ne gjendjen default atëherë veproni kështu.
Startoni kompjuterin dhe posa te dëgjoni ndonjë bip ose e shini mesazhin "Press DEL to enter setup" shtypni "DEL" ne tastierë deri sa t’ju shfaqet ekrani i ngjashëm me fig më poshtë.

[Image: 73709014.jpg]


Kjo fig është nga BIOS i Phoenix dhe po e vëreni qe ne anën e djathte te saj janë disa opsione për resetimin e BIOS-it. Ne raste te zakonshme ju duhet te shkoni me opsionin e dyte (Load Optimized Defaults) dhe nëse kjo nuk kryen pune atëherë duhet te shkoni me opsionin e pare (Load Fail-Safe Defaults)
Nëse BIOS-i është shume i dëmtuar dhe nuk mund ti qaseni ne mënyrën e shpjeguar me lart, atëherë mundeni ketë te bëni ne mënyrë manuale përmes harduerit./pcworld
J U V E N T U S <3
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Çka është BIOS-i dhe si funksionon - by fl0r - 02-06-2021, 01:08 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)