Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Publikohen detajet e tel. inteligjent Sam. Galaxy XCover 3
#1
[Image: Publikohen-detajet-e-telefonit-inteligje...over-3.jpg]

Samsung do të mbizotërojë të gjithë llojet e tregut dhe për ta bërë këtë kompania krijon pajisje të cilësive të ndryshme. Telefonat inteligjentë të Samsung-ut renditen nga pajisje të cilësisë së lartë, si seritë Galaxy S, e deri tek ata me cilësi jo shumë të mirë. Një nga seritë e telefonave inteligjentë të Samsung-ut që nuk është përditësuar për një kohë të gjatë është seria XCover.

Pajisja më e fundit e serisë XCover ka qenë XCover 2, që u prezantua në janar të vitit 2013. Samsung do të përditësojë serinë Xcover me një pajisje të re që do të quhet XCover 3. Pajisja e re ka modelin me numër SM-G338F dhe do të ketë parametra mesatarë.

Ky telefon do të fuqizohet nga procesori Marvell Armada PXA1908 me katër bërthama Cortex-A53 CPU dhe 1GB RAM. Ai do të ketë gjithashtu ekran 4.8 inç me rezolucion 800 x 480 pikselë. Hapësira e brendshme thuhet se do të jetë 8GB, por që mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD. Kamera e pasme ka rezolucion 5 megapikselë, ndërsa kamera ballore ka rezolucion 2 megapikselë. Telefoni do të operojë me sistemin Android 4.4.4.

Quote:burimi: krokodili.al
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Publikohen detajet e tel. inteligjent Sam. Galaxy XCover 3 - by -M- - 11-25-2024, 08:55 AM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 2 Guest(s)