eSportsKosova - Gaming Community
Publikohen detajet e tel. inteligjent Sam. Galaxy XCover 3 - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+---- Forum: Hapesira per Mobile (https://esportskosova.com/forum-443.html)
+---- Thread: Publikohen detajet e tel. inteligjent Sam. Galaxy XCover 3 (/thread-50405.html)



Publikohen detajet e tel. inteligjent Sam. Galaxy XCover 3 - -M- - 11-25-2024

[Image: Publikohen-detajet-e-telefonit-inteligje...over-3.jpg]

Samsung do të mbizotërojë të gjithë llojet e tregut dhe për ta bërë këtë kompania krijon pajisje të cilësive të ndryshme. Telefonat inteligjentë të Samsung-ut renditen nga pajisje të cilësisë së lartë, si seritë Galaxy S, e deri tek ata me cilësi jo shumë të mirë. Një nga seritë e telefonave inteligjentë të Samsung-ut që nuk është përditësuar për një kohë të gjatë është seria XCover.

Pajisja më e fundit e serisë XCover ka qenë XCover 2, që u prezantua në janar të vitit 2013. Samsung do të përditësojë serinë Xcover me një pajisje të re që do të quhet XCover 3. Pajisja e re ka modelin me numër SM-G338F dhe do të ketë parametra mesatarë.

Ky telefon do të fuqizohet nga procesori Marvell Armada PXA1908 me katër bërthama Cortex-A53 CPU dhe 1GB RAM. Ai do të ketë gjithashtu ekran 4.8 inç me rezolucion 800 x 480 pikselë. Hapësira e brendshme thuhet se do të jetë 8GB, por që mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD. Kamera e pasme ka rezolucion 5 megapikselë, ndërsa kamera ballore ka rezolucion 2 megapikselë. Telefoni do të operojë me sistemin Android 4.4.4.

Quote:burimi: krokodili.al