11-18-2024, 09:12 PM
![[Image: kYYkUEy.jpg]](http://i.imgur.com/kYYkUEy.jpg)
Disa zhvillues polak kanë krijuar një kompjuter tepër kompakt i cili është aq i vogël sa mund të futet brenda një mausi, raporton My BroadBand. Ky krijim quhet ndryshe ‘The Mouse Box’. Kjo do të thotë se që nga ky moment nuk është e nevojshme që përdoruesi të mbajë disa pajisje të rënda për të pasur kompjuterin e tij me vete. E Vetmja gjë që duhet është ky maus dhe një ekran kompjuteri.
![[Image: jQYHlVM.jpg]](http://i.imgur.com/jQYHlVM.jpg)
The Mouse Box ka një proçesor 1.4GHz ARM, 128GB memorie, lidhje WiFi dhe një port HDMI për tu lidhur me monitorin. Ai ka gjithashtu 2 porta USB 3.0, një giroskop dhe akselerometër. Akoma nuk është e qartë se cili sistem operativ do mund të përdoret në këtë mini kompjuter por është mëse e qartë që me opsionin Wi-Fi dhe 128GB ai mund të mbaje programe të shumta. Ky produkt është akoma në fazën e prototipit dhe skuadra është në kërkim të fondeve për ta bërë realitet këtë krijim. Çmimi nuk është bërë i ditur po sipas zhvilluesve kjo do të jetë një pajisje shumë e lirë dhe do të bëhet e disponueshme globalisht.
Burimi: pcworld.al
If i helped you on you'r topic, use +REP button.
![[Image: wivcpk.gif]](http://i60.tinypic.com/wivcpk.gif)



