![]() |
|
Kompjuter brenda një mausi? - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Kompjuter brenda një mausi? (/thread-50266.html) |
Kompjuter brenda një mausi? - BR3ACKER - 11-18-2024 ![]() Disa zhvillues polak kanë krijuar një kompjuter tepër kompakt i cili është aq i vogël sa mund të futet brenda një mausi, raporton My BroadBand. Ky krijim quhet ndryshe ‘The Mouse Box’. Kjo do të thotë se që nga ky moment nuk është e nevojshme që përdoruesi të mbajë disa pajisje të rënda për të pasur kompjuterin e tij me vete. E Vetmja gjë që duhet është ky maus dhe një ekran kompjuteri. ![]() The Mouse Box ka një proçesor 1.4GHz ARM, 128GB memorie, lidhje WiFi dhe një port HDMI për tu lidhur me monitorin. Ai ka gjithashtu 2 porta USB 3.0, një giroskop dhe akselerometër. Akoma nuk është e qartë se cili sistem operativ do mund të përdoret në këtë mini kompjuter por është mëse e qartë që me opsionin Wi-Fi dhe 128GB ai mund të mbaje programe të shumta. Ky produkt është akoma në fazën e prototipit dhe skuadra është në kërkim të fondeve për ta bërë realitet këtë krijim. Çmimi nuk është bërë i ditur po sipas zhvilluesve kjo do të jetë një pajisje shumë e lirë dhe do të bëhet e disponueshme globalisht. Burimi: pcworld.al Re: Kompjuter brenda një mausi? - LongHorn - 12-18-2024 shum interesant procesor mir skoka qaq keq Re: Kompjuter brenda një mausi? - x0n1x.# - 12-20-2024 edhe qita e niva hhahahhahhahaha , bravo i koft qatij qe i ka shku nmenje kjo ide
Re: Kompjuter brenda një mausi? - Fidan - 12-20-2024 ncnc krim bre krim performanca ma t mira ni mouse se krejt shtepiza jem Re: Kompjuter brenda një mausi? - guN- - 12-25-2024 ma mir ish kon telefon pa ekran.haha |