Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Popullariteti i iPad ndikon në uljen e kërkesave për PC
#1
[Image: thumbnail.php?file=ipad2_vs_xoom__1__963...cle_medium]

Gartner, njëra nga kompanitë kryesuese në botë për hulumtumime teknologjike, ka sjellur një hulumtim rreth kërkesave për kompjuerë personal (ang. personal computers) në çerekun e parë të vitit 2011. Raporti tregon një rënie prej 1.1% të njësive të shitura, duke rënë kështu në 84.3 milionë njësi.


Është interesante të thuhet që kompania kërkuese e arsyeton këtë rënie për shkak të rritjes së kompjuterëve tableta, e veçanërisht të prodhimit iPad 2.

“Me lëshimin e iPad 2 në shkurt, më shumë shfrytëzues u shpërngulën në blerjen e një pajisje tjetër si alternativë, ose thjesht për të mos blerë PC” tregoi një ekspert nga Gartner.

Në mesin e top humbësve ndodhet Acer, ndërtuesi i kompjuterëve që pësoi një rënie prej 12.2 për qind. Hewlett-Packward pësoi rënie nga 18 në 17.6%.

“Acer vazhdoi për t’u ballafaquar me ndryshimet, pasi që tregu i mini-notebookëve ishte ndikuar nga mediat për tableta, derisa HP ishte ndikuar nga kërkesa e vogël për PC dhe çështje të ngjashme në regjionin e Azisë/Pacifikut,” pohon nalist Mikako Kitagawa.

Derisa të tjerët janë duke shënuar rënie nga vendet e tyre, Apple është duke pësuar ngritje, me një rritje në treg prej 2 për qind. Shitjet e kompjuterëve personalë në Shtetet e Bashkuara ranë për 6.1 për qind./pcworldalbanian
[Image: aph8y8.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Popullariteti i iPad ndikon në uljen e kërkesave për PC - by iceboy - 02-04-2021, 09:56 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)