Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Viber tani edhe me video-thirrje
#1
[Image: fotonoticia_20140912102910_800.jpg]

Viber, ka lëshuar funksionin e ri i cili u mundëson përdoruesve të bëjnë video-thirrje nga aplikacionet shoqëruese që janë në dispozicion në sistemet operative Android dhe iOS.

Përditësimi i ri u mundëson përdoruesve të Android të bëjnë video-thirrje nga shumica e pajisjeve që bazohen në Android 4.0 dhe versionet më të reja.

Përkatësisht, funksioni i ri i aplikacionit mundëson edhe në vendin tonë thirrjen e kontakteve tjera të Viber, dhe transferimin e video-thirrjeve përmes sistemeve mobile dhe ato të kompjuterëve desktop.

[Image: viber-for-mac-02-700x509.png]

Bashkë me ofrimin e mbështetjes së video-thirrjeve në Viber, kompania gjithashtu ka ofruar edhe ndërfaqen e re me dizajn të ri dhe mundësinë e shtimit të miqëve të ri përmes përdorimit të numrit të Viber apo skenimit të kodit QR të përdoruesve.

Sipas Viber, shërbimi i saj tashmë ka rreth 400 milionë përdorues aktivë. Para një kohe ishte thënë se Viber është aplikacion tejet i pasigurtë për përdorim, sepse shumë lehtë palët e jashtme mund të qasen në të dhënat tuaja personale, përkatësisht në mesazhet, fotografitë dhe videot tuaja.


Lajmi.net
every game begins with

eSportsKosova



eSports and Professional Gaming Community
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Viber tani edhe me video-thirrje - by MARCIAL - 07-07-2024, 04:45 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)