![]() |
|
Viber tani edhe me video-thirrje - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +---- Forum: Hapesira per Mobile (https://esportskosova.com/forum-443.html) +---- Thread: Viber tani edhe me video-thirrje (/thread-48353.html) |
Viber tani edhe me video-thirrje - MARCIAL - 07-07-2024 ![]() Viber, ka lëshuar funksionin e ri i cili u mundëson përdoruesve të bëjnë video-thirrje nga aplikacionet shoqëruese që janë në dispozicion në sistemet operative Android dhe iOS. Përditësimi i ri u mundëson përdoruesve të Android të bëjnë video-thirrje nga shumica e pajisjeve që bazohen në Android 4.0 dhe versionet më të reja. Përkatësisht, funksioni i ri i aplikacionit mundëson edhe në vendin tonë thirrjen e kontakteve tjera të Viber, dhe transferimin e video-thirrjeve përmes sistemeve mobile dhe ato të kompjuterëve desktop. ![]() Bashkë me ofrimin e mbështetjes së video-thirrjeve në Viber, kompania gjithashtu ka ofruar edhe ndërfaqen e re me dizajn të ri dhe mundësinë e shtimit të miqëve të ri përmes përdorimit të numrit të Viber apo skenimit të kodit QR të përdoruesve. Sipas Viber, shërbimi i saj tashmë ka rreth 400 milionë përdorues aktivë. Para një kohe ishte thënë se Viber është aplikacion tejet i pasigurtë për përdorim, sepse shumë lehtë palët e jashtme mund të qasen në të dhënat tuaja personale, përkatësisht në mesazhet, fotografitë dhe videot tuaja. Lajmi.net |