05-14-2024, 07:48 PM
![[Image: a-euml-sht-euml-kjo-ora-e-men-ccedil-ur-e-htc_hd.jpg]](http://www.telegrafi.com/foto/multimedia/a-euml-sht-euml-kjo-ora-e-men-ccedil-ur-e-htc_hd.jpg)
HTC është njëri ndër partnerët e sistemit operativ Android Wear të paralajmëruar nga Google, mirëpo prodhuesi tajvanez ende nuk e ka prezantuar orën e tij të mençur, e cila mbështetet nga platforma e Google.
Për momentin, në treg janë në dispozicion vetëm dy modele të orëve: Samsung Gear Live dhe LG G Watch. Mirëpo, edhe ora e HTC-së pritet të lëshohet brenda muajsh, dhe sot, llogaria e famshme për rrjedhjen e informacioneve online, @evleaks ka postuar një koncept të orës të cilën besohet se do ta lëshojë HTC.
Megjithatë, nga fotografia shihet se pamja e orës së HTC është vetëm një rikrijim artistik, pasi që ndërfaqja e Android Wear nuk mund të personalizohet sipas dëshirave të prodhuesve.
Sipas @evleaks ndërfaqja e orës nuk është e saktë, sepse në burimin origjinal të kësaj ore, ekrani ishte i zbrazët, dhe dizajni në të është vetëm sa për ilustrim, ndërsa për harduerin e orës, llogaria thotë se informacionet janë krejtësisht të sakta.
Dhe nëse është kështu i bie që HTC do ta ofrojë një orë e cila ka dizajn të sheshtë, dhe rripa të metalit, komponenta që e bëjnë orën të duket shumë elegante dhe me dizajn të mirë. / Telegrafi /

