eSportsKosova - Gaming Community
A është kjo ora e mençur e HTC? - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: A është kjo ora e mençur e HTC? (/thread-47861.html)



A është kjo ora e mençur e HTC? - LUq. - 05-14-2024

[Image: a-euml-sht-euml-kjo-ora-e-men-ccedil-ur-e-htc_hd.jpg]
HTC është njëri ndër partnerët e sistemit operativ Android Wear të paralajmëruar nga Google, mirëpo prodhuesi tajvanez ende nuk e ka prezantuar orën e tij të mençur, e cila mbështetet nga platforma e Google.
Për momentin, në treg janë në dispozicion vetëm dy modele të orëve: Samsung Gear Live dhe LG G Watch. Mirëpo, edhe ora e HTC-së pritet të lëshohet brenda muajsh, dhe sot, llogaria e famshme për rrjedhjen e informacioneve online, @evleaks ka postuar një koncept të orës të cilën besohet se do ta lëshojë HTC.

Megjithatë, nga fotografia shihet se pamja e orës së HTC është vetëm një rikrijim artistik, pasi që ndërfaqja e Android Wear nuk mund të personalizohet sipas dëshirave të prodhuesve.

Sipas @evleaks ndërfaqja e orës nuk është e saktë, sepse në burimin origjinal të kësaj ore, ekrani ishte i zbrazët, dhe dizajni në të është vetëm sa për ilustrim, ndërsa për harduerin e orës, llogaria thotë se informacionet janë krejtësisht të sakta.

Dhe nëse është kështu i bie që HTC do ta ofrojë një orë e cila ka dizajn të sheshtë, dhe rripa të metalit, komponenta që e bëjnë orën të duket shumë elegante dhe me dizajn të mirë. / Telegrafi /