Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Nëse doni të dini llojin e Pllakës Amë!
#1
Zakonisht nëse doni të përmirësoni diç në karakteristikat e kompjuterit tuaj, duhet që të dini llojin e pllakës amë (ang. Motherboard) të kompjuterit tuaj.
Gjithsesi duhet që të hapni shtëpizën e kompjuterit tuaj dhe pastaj ta gjeni atë.
Ekziston një mundësi e gjetjes së llojit të pllakës amë me një softuer i cili ka një kapacitet prej 2.20MB dhe i cili quhet Fresh Diagnose dhe pasi ta instaloni atë, d.m.th. pas hapjes së programit tek ikona HARDWARE e keni edhe një ikonë tjetër e cila shkruan MOTHERBOARD ku pasi të klikoni në të do t'ju paraqiten shënimet me karakteristika të pllakës amë.

[spoiler]http://www.freshdevices.com/[/spoiler]

Përpos tjerash mund të gjeni edhe shënime të procesorit, softuerit etj.
Pra shikoni se si do të mund të paraqiteshin të dhënat:


[Image: motherboard1.jpg]


Pas klikimit do të duken shënimet si në vijim:

[Image: motherboard2-1.jpg]

SUGJERIM.
Softuerin në fjalë mund ta regjistroni pa pagesë, mirëpo keni kujdes dhe shfrytëzoni e-mail llogari nga gmail sepse nga yahoo dhe hotmail do tju paraqiten probleme.
Me e-mailin e parë do tju dërgohet lidhja për shkarkim, kurse me e-mailin e dytë do t'ju dërgohet edhe numri serik për regjistrim të softuerit, që pas regjistrimit do të duket si në vijim:

[Image: motherboard3.jpg]
J U V E N T U S <3
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Nëse doni të dini llojin e Pllakës Amë! - by fl0r - 01-30-2021, 10:22 AM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)