Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Telefoni i parë 3D lansohet më 18 qershor ©
#1
Firma e njohur amerikane Amazon pritet që më 18 qershor më në fund të lansojë telefonin e shumë pritur.

“Bashkohuni me themeluesin e Amazon-it, Jeff Bezos për ceremoninë tonë”, shkruhet në ballinën e ueb-faqes së Amazon-it.

Telefoni tredimensional pritet të prezantohet në këtë datë në Seattle ndërsa në ceremoni janë ftuar konsumatorë dhe gazetarë, të cilët do të shohin prezantimin e pajisjes së shumë pritur.

[Image: 10366094_792098860800629_2673249943335106899_n.jpg]

Sipas spekulimeve të fundit pajisja do të ketë procesor Qualcomm Snapdragon me 2gigabajt RAM. Telefoni 3D do të punojë përmes sistemit operativ Android, i ngjashëm me versionin i cili është i pranishëm edhe në tabletin Kindle Fire.

Ekrani i telefonit do të ketë 4.7 inç dhe densitet më të ulët të pixelve. Ai ka rezolucion 720p HD krahasuar me 1080p HD të rivalëve tjerë. (Burimi: Koha.net)
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Telefoni i parë 3D lansohet më 18 qershor © - by -M- - 03-29-2024, 04:02 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)