eSportsKosova - Gaming Community
Telefoni i parë 3D lansohet më 18 qershor © - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+---- Forum: Hapesira per Mobile (https://esportskosova.com/forum-443.html)
+---- Thread: Telefoni i parë 3D lansohet më 18 qershor © (/thread-47123.html)



Telefoni i parë 3D lansohet më 18 qershor © - -M- - 03-29-2024

Firma e njohur amerikane Amazon pritet që më 18 qershor më në fund të lansojë telefonin e shumë pritur.

“Bashkohuni me themeluesin e Amazon-it, Jeff Bezos për ceremoninë tonë”, shkruhet në ballinën e ueb-faqes së Amazon-it.

Telefoni tredimensional pritet të prezantohet në këtë datë në Seattle ndërsa në ceremoni janë ftuar konsumatorë dhe gazetarë, të cilët do të shohin prezantimin e pajisjes së shumë pritur.

[Image: 10366094_792098860800629_2673249943335106899_n.jpg]

Sipas spekulimeve të fundit pajisja do të ketë procesor Qualcomm Snapdragon me 2gigabajt RAM. Telefoni 3D do të punojë përmes sistemit operativ Android, i ngjashëm me versionin i cili është i pranishëm edhe në tabletin Kindle Fire.

Ekrani i telefonit do të ketë 4.7 inç dhe densitet më të ulët të pixelve. Ai ka rezolucion 720p HD krahasuar me 1080p HD të rivalëve tjerë. (Burimi: Koha.net)



Re: Telefoni i parë 3D lansohet më 18 qershor © - iceboy - 03-31-2024

LG e ka prezantu i pari telefonin 3D edhe ato shum kohe para se me u flit per telefon pej Amazon! S'po m'doket kurgjo interesante kjo ngjarje e amazon...