Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Si ta riemërojmë tekstin “Welcome!” në “Mirë se vini!”?
#1
Pra nëse dëshirojmë që në Welcome Screen në vend të tekstit Welcome ta shkruajmë një tekst shqip duhet të veproni kështu:
Për ta rregulluar këtë duhet që ta posedoni programin Resource Hacker i cili ka një kapacitet prej 541kB.

këtë program mund ta shkarkoni në lidhjen Shkarko Resource Hacker <!-- m --><a class="postlink" href="http://delphi.icm.edu.pl/ftp/tools/ResHack.zip" onclick="window.open(this.href);return false;">http://delphi.icm.edu.pl/ftp/tools/ResHack.zip</a><!-- m -->

Pas shkarkimit duhet që ta instaloni programin.

Pastaj kur të hapet Programi Resource Hacker duhet që të kaloni në menynë File --> Open dhe e shfletojmi diskun tek: C:\WINDOWS\system32 deri sa ta gjejmi skedarin logonoui.exe

Pasi të hapet në kornizën e majtë kaloni tek: String Table --> 1 --> 1033

Pastaj në tekstin në anën e djathtë brenda thonjëzave ku shkruan "Welcome" modifikojeni atë tekst (p.sh. Mirë se vini!) dhe pastaj zgjidheni opsionin Compile Script (i cili gjendet në kornizën e djathtë-lartë), hapi tjetër është që ta ruani përmes opsionit File --> Save As... por duhet që të keni kujdes dhe ruajeni brenda direktoriumit C:\WINDOWS\system32 me një emër sipas dëshirës suaj, le të jetë p.sh. hyrja.exe

Hapi tjetër është që të fillojmë me editorin e regjistrit përmes procedurës vijuese: Start --> Run dhe shkruani komandën regedit pastaj shtypeni tastin Enter. Tani duhet të shfletoni në kornizën e majtë tek çelësi HKEY_LOCAL_MACHINE\SOFTWARE\Microsoft\WindowsNT\Cu rrentVersion\Winlogon, pasi të klikoni në Winlogon në anën e djathtë kah fundi do ta gjeni një skedar me emrin UIHost, duhet që të klikoni dy herë mbi të dhe tek pjesa Value Data duhet që ta vendosni emrin e skedarit që ju e keni emëruar e në rastin tonë ka qenë hyrja.exe, klikoni në OK dhe ristartojeni kompjuterin.
Se si të verponi shikoni edhe figurën vijuese.

[Image: mirsevini.jpg]
J U V E N T U S <3
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Si ta riemërojmë tekstin “Welcome!” në “Mirë se vini!”? - by fl0r - 01-29-2021, 02:32 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)