Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Problemi me mikser (mixer) të kartelës së zërit!
#1
Ekziston mundësi që gjatë punës me kompjuter t'ju lajmërohet një mesazh i cili thotë se nuk keni të instaluar mikserin ne kompjuterin tuaj, prandaj edhe nuk mund të dëgjoni muzikë. Mesazhi i itllë do të dukej kështu:

[Image: foto1.jpg]

Nëse kontrolloni në pajisjen e zërit dhe të audios në Control Panel, atëherë do ta shihni një foto të ngjashme me këtë:

[Image: foto2.jpg]

Që ju thotë se nuk keni pajisje audio të instaluar.
Kurse kur te kontrolloni pajisjen (driver-in) thotë se e keni të instaluar dhe se funksionon në rregull si në figurën vijuese:

[Image: foto3.jpg]

ZGJIDHJA E PROBLEMIT:

Proceduar është me sa vijon:
Klikoni në Start dhe pastaj Run, pastaj shkruani këtë komandë services.msc dhe shtypeni tastin Enter.

Në kornizën e djathtë kaloni tek rreshti ku shkruan Windows Audio si në fig:

[Image: foto4.jpg]

dhe klikoni dy herë mbi të me tastin e majtë të miut, do të paraqitet dritarja vijuese:


[Image: foto5.jpg]


Tek opsioni Startup Type sigurohuni që të jetë Automatic.
Dhe së fundi, tek opsioni Service Status klikoni Start dhe OK.
J U V E N T U S <3
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Problemi me mikser (mixer) të kartelës së zërit! - by fl0r - 01-29-2021, 02:20 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)