Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Grafika më e fuqishme në iMac
#1
Së shpejti pritet paraqitja e gjeneratës së re të kompjuterëve të tavolinës nga Apple, ndërsa në mbindërtimin e sistemit operativ Snow Leopard (10.6.7) janë paraqitur disa tregues për nënsistemin grafik. Qysh në versionin e fundit të MacBook Pro Apple ka filluar të përdorë kryesisht çipat grafik të AMD-së, e sipas informatave të deritanishme kështu do të jetë edhe në rastin e iMac.

Në mbindërtimin e sistemit operativ është zbuluar përkrahja për çipat grafik të gjeneratës Radeon HD 5000 dhe HD 6000 të AMD, në mesin e të cilëve është edhe më i fuqishmi Radeon HD 6970. Askund nuk përmenden procesorët grafik të Nvidias, e mbindërtimi i përmendur i sistemit operativ sjell edhe stabilitet më të madh si dhe korrigjon disa probleme me lidhjen e monitorëve të jashtëm të pranishëm tek modelet e rinj të MacBook Pro. Paraqitja e iMac-ëve me freskim harduerik pritet gjatë muajit maj.

[Image: grafika%20me%20e%20fuqishme%20ne%20imac.jpg]
[Image: 2lw4x2e.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Grafika më e fuqishme në iMac - by SkilleR - 01-16-2021, 03:59 PM
Re: Grafika më e fuqishme në iMac - by iceboy - 01-16-2021, 06:05 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)