Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Grand Theft Auto V për PC vjen vitin e ardhshëm
#1
[Image: grand-theft-auto-v-p-euml-r-pc-vjen-viti...l-m_hd.jpg]

Që nga debutimi zyrtar i cili ndodhi muajin e kaluar, miliona adhurues të Grand Theft Auto V tashmë i kanë siguruar kopjet e lojës së tyre të preferuar.

Në fakt, entuziazmi i madh për ta pasur versionin më të ri të lojës ka bërë që loja të thyejë deri në 7 rekorde të Guiness, edhe pse ende kemi lojtar të tjerë që janë në pritje të versionit të lojës për kompjuterë personal.

Krijuesit të lojës së famshme, kompanisë Rockstar i janë dashur disa muaj që të vijë me versionin e lojës GTA IV, ndërsa tani ka shumë zëra që thonë se loja 1 miliardëshe, GTA V, do të vijë në PC në tremujorin e parë të vitit 2014.

Këto raporte janë publikuar edhe përkundër faktit se në korrik të vitit të kaluar, gjatë lansimit zyrtar të GTA V, Rockstar kishte thënë se nuk do të ngutej që të sjell versionin e lojës për PC, sepse dëshiron që kur ky version të jetë gati, të ofrojë “përvojën më të mirë të mundshme për përdoruesit”. / Telegrafi /
every game begins with

eSportsKosova



eSports and Professional Gaming Community
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Grand Theft Auto V për PC vjen vitin e ardhshëm - by MARCIAL - 08-11-2023, 01:50 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)