eSportsKosova - Gaming Community
Grand Theft Auto V për PC vjen vitin e ardhshëm - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Grand Theft Auto V për PC vjen vitin e ardhshëm (/thread-40048.html)



Grand Theft Auto V për PC vjen vitin e ardhshëm - MARCIAL - 08-11-2023

[Image: grand-theft-auto-v-p-euml-r-pc-vjen-viti...l-m_hd.jpg]

Që nga debutimi zyrtar i cili ndodhi muajin e kaluar, miliona adhurues të Grand Theft Auto V tashmë i kanë siguruar kopjet e lojës së tyre të preferuar.

Në fakt, entuziazmi i madh për ta pasur versionin më të ri të lojës ka bërë që loja të thyejë deri në 7 rekorde të Guiness, edhe pse ende kemi lojtar të tjerë që janë në pritje të versionit të lojës për kompjuterë personal.

Krijuesit të lojës së famshme, kompanisë Rockstar i janë dashur disa muaj që të vijë me versionin e lojës GTA IV, ndërsa tani ka shumë zëra që thonë se loja 1 miliardëshe, GTA V, do të vijë në PC në tremujorin e parë të vitit 2014.

Këto raporte janë publikuar edhe përkundër faktit se në korrik të vitit të kaluar, gjatë lansimit zyrtar të GTA V, Rockstar kishte thënë se nuk do të ngutej që të sjell versionin e lojës për PC, sepse dëshiron që kur ky version të jetë gati, të ofrojë “përvojën më të mirë të mundshme për përdoruesit”. / Telegrafi /


Re: Grand Theft Auto V për PC vjen vitin e ardhshëm - ̶H̶e̶n̶t̶a̶i̶ - 08-11-2023

kshtu kartelen grafike 5gb duhet minimumi garant Tongue xD


Re: Grand Theft Auto V për PC vjen vitin e ardhshëm - guN- - 08-11-2023

Me 19 Mars 2014 vjen


Re: Grand Theft Auto V për PC vjen vitin e ardhshëm - 4LBBiG. - 08-11-2023

Duhet me fol me ni daj punon NASA nashta ma jep ni PC se nryshe jo.


Re: Grand Theft Auto V për PC vjen vitin e ardhshëm - iceboy - 08-12-2023

shum loj e fort! Ka thy rekorde mrena dites qe osht dal en treg edhe e ka meritu me plot kuptimin e fjales! Najs qe po vika edhe per pc, dej at'her e mar edhe une naj Desktop t'ri me SSD (:


Re: Grand Theft Auto V për PC vjen vitin e ardhshëm - FidanSH - 08-12-2023

tash paramendoje per PC sa fort ka me kon , kur bojn patcha te ndryshem harro a teper kurioz me lujt ket loje ne PC


Re: Grand Theft Auto V për PC vjen vitin e ardhshëm - Kony - 09-21-2023

ku me dit qfar pc duhet me pas....shum pak nkosov kan me lu amo me moda me enb series e me ksi tripa si film ka mu kan!Lum ata qe e lujn..


Re: Grand Theft Auto V për PC vjen vitin e ardhshëm - Privatexe - 10-10-2023

AHAHAHAHHAHA kumedit qfar PC lyp me lujt kit loj nejse sipas statistikave tmija lyp PC me performanca shum tmira :/