Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
"Më lini të vdes me time bijë në kraharor"
#1


[info]"Më lini të vdes me time bijë në kraharor"[/info]
Ky është momenti në të cilin një baba 34-vjeçar, po përshëndetet përgjithmonë me të bijën e porsalindur.
Kjo është edhe historia e trishtë e rreshterit Gary Coleman, publikuar të shtunën në faqet e së përditshmes “Daily Mail”.
Pasi luftoi në tre konflikte të ndryshme, në Kosovë, Afganistan dhe Irak, Coleman u kthye në shtëpi, ku u njoh me bashkëshorten e tij Joanne.
Megjithatë, lumturia zgjati pak, pasi në shkurt 2011, 34-vjeçari u diagnostikua me një kancer, i cili ishte përhapur deri në tru.

Pas gati dy vitesh kimioterapi, në fillim të 2013-s, kur Joanne ishte shtatzanë me vajzën e tyre të parë, Coleman iu tha se mjekët nuk mund të bënin më asgjë për t’i shpëtuar jetën.
Me kurajon e stërvitur nga vite përballje të përditshme me vdekjen, Gary nisi të shfrytëzonte muajt e fundit duke përgatitur dhurata dhe shkruar letra, që do t’i jepen të bijës në momente të caktuara të jetës.
Midis të tjerave, ai i shkroi të porsalindurës nga një kartolinë për të gjithë përvjetorët e ditëlindjes së saj, të cilët do t’i dorëzohen të bijës gjatë të gjithë jetës, shkruar me mesazhet e babait që nuk do të njohë kurrë.

[Image: 1235421_703609126317178_965281943_n.jpg]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
"Më lini të vdes me time bijë në kraharor" - by Baci GJOK - 07-10-2023, 12:13 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)