![]() |
|
"Më lini të vdes me time bijë në kraharor" - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: ESK KAFE (https://esportskosova.com/forum-27.html) +--- Forum: Oda e burrave (https://esportskosova.com/forum-28.html) +---- Forum: Kuriozitete (https://esportskosova.com/forum-138.html) +---- Thread: "Më lini të vdes me time bijë në kraharor" (/thread-39240.html) |
"Më lini të vdes me time bijë në kraharor" - Baci GJOK - 07-10-2023 [info]"Më lini të vdes me time bijë në kraharor"[/info]
Ky është momenti në të cilin një baba 34-vjeçar, po përshëndetet përgjithmonë me të bijën e porsalindur. Kjo është edhe historia e trishtë e rreshterit Gary Coleman, publikuar të shtunën në faqet e së përditshmes “Daily Mail”. Pasi luftoi në tre konflikte të ndryshme, në Kosovë, Afganistan dhe Irak, Coleman u kthye në shtëpi, ku u njoh me bashkëshorten e tij Joanne. Megjithatë, lumturia zgjati pak, pasi në shkurt 2011, 34-vjeçari u diagnostikua me një kancer, i cili ishte përhapur deri në tru. Pas gati dy vitesh kimioterapi, në fillim të 2013-s, kur Joanne ishte shtatzanë me vajzën e tyre të parë, Coleman iu tha se mjekët nuk mund të bënin më asgjë për t’i shpëtuar jetën. Me kurajon e stërvitur nga vite përballje të përditshme me vdekjen, Gary nisi të shfrytëzonte muajt e fundit duke përgatitur dhurata dhe shkruar letra, që do t’i jepen të bijës në momente të caktuara të jetës. Midis të tjerave, ai i shkroi të porsalindurës nga një kartolinë për të gjithë përvjetorët e ditëlindjes së saj, të cilët do t’i dorëzohen të bijës gjatë të gjithë jetës, shkruar me mesazhet e babait që nuk do të njohë kurrë.
|