01-06-2021, 12:32 PM
Gjersa Japonia është duke u përballur me sfida të rënda pas goditjes së tërmetit dhe cunamit gjatë javës së kaluar, Apple ka vendosur që të mos bëjë debutimin e iPad 2 atje, gjersa të qetësohet situata dhe të fillojë mëkëmbja e këtij shteti.
Debutimi ndërkombëtar i tabletit në fjalë ishte paraparë me datën 25 mars, por Apple ka thënë për All Things Digital se tani për tani shteti dhe stafi i kompanisë në këtë shtet, do të fokusohen në çështje më të rëndësishme me rëndësi jetike për shoqërinë.
“Ne po shtyjmë lansimin e iPad 2 në Japoni gjersa shteti dhe ekipet tona do të fokusohen në rimëkëmbje prej shkatërrimeve të fundit” tha një zëdhënës. “Zemrat tona janë me popullin e Japonisë, duke përfshirë punëtorët dhe familjet e tyre, të cilët janë prekur nga tragjedia e tmerrshme”.
Ndërsa sa i përket datës së ardhshme kur do të mund të bëhet lansimit i iPad 2, kompania nuk ka dhënë ndonjë koment. /pcworldalbanian
![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)


