04-02-2023, 07:36 PM
![[Image: VLC.png]](http://www.pcworld.al/wp-content/uploads/2013/06/VLC.png)
Fillimisht është e nevojshme që përdoruesit të kenë në kompjuterët e tyre të instaluar programin VLC. Për t’a shkarkuar atë mjafton të drejtoheni në faqen videolan.org dhe ndiqni të gjitha instruksionet e nevojshme.
Pse pikërisht VLC? Sepse është një prej programeve më të cilësore për paraqitjen e videove dhe këngëve pasi përshtat automatikisht efektet audio dhe video si dhe funksionon edhe në rastet kur videoja nuk është e plotë.
Shkarkoni VLSub
VLSub është një funksionalitet që kërkon titrat dhe i shkarkon ato nga opensubtitles.org duke përdorur dokumentin hash identifikues të videos që dëshironi të shihni ose duke vendosur thjesht titullin. Në këtë mënyrë nuk është e nevojshme që përdoruesi të kërkojë titrat pasi kjo gjë kryhet nga VLSub.
Instaloni VLSub
Në fillim ekstraktoni materialet nga dokumenti i zipuar dhe më pas kopjoni skedarin vlsub.lua tek kjo direktori C:/Program Files/VideoLAN/VLC/lua/extensions/.
Shkarkoni titrat
![[Image: vlc1.png]](http://www.pcworld.al/wp-content/uploads/2013/06/vlc1.png)
Kur jeni duke parë një video në VLC shkoni tek View > VLSub dhe tek dritarja që do të hapet filloni të kërkoni për titrat që dëshironi. Më pas klikoni Download Selection dhe gjithçka është gati.
![[Image: VLC2.png]](http://www.pcworld.al/wp-content/uploads/2013/06/VLC2.png)
Burimi : Pcworld !
Allah <3
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
E drejta e autorit i përket ©M3FAT1
Është rreptësisht e ndaluar të kopjohet, rishpërndahet, ri-publikohet ose modifikohet çdo material që ndodhet në
Krijimet e M3FAT1 ose të përdoret pa miratimin e M3FAT1.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
E drejta e autorit i përket ©M3FAT1
Është rreptësisht e ndaluar të kopjohet, rishpërndahet, ri-publikohet ose modifikohet çdo material që ndodhet në
Krijimet e M3FAT1 ose të përdoret pa miratimin e M3FAT1.


