eSportsKosova - Gaming Community
Ja si të shkarkoni titrat e filmave duke përdorur “vlsub” - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+---- Forum: PC - Tutoriale/Mesime (https://esportskosova.com/forum-76.html)
+---- Thread: Ja si të shkarkoni titrat e filmave duke përdorur “vlsub” (/thread-35344.html)



Ja si të shkarkoni titrat e filmave duke përdorur “vlsub” - M3FAT1 الله - 04-02-2023

[Image: VLC.png]

Fillimisht është e nevojshme që përdoruesit të kenë në kompjuterët e tyre të instaluar programin VLC. Për t’a shkarkuar atë mjafton të drejtoheni në faqen videolan.org dhe ndiqni të gjitha instruksionet e nevojshme.

Pse pikërisht VLC? Sepse është një prej programeve më të cilësore për paraqitjen e videove dhe këngëve pasi përshtat automatikisht efektet audio dhe video si dhe funksionon edhe në rastet kur videoja nuk është e plotë.

Shkarkoni VLSub

VLSub është një funksionalitet që kërkon titrat dhe i shkarkon ato nga opensubtitles.org duke përdorur dokumentin hash identifikues të videos që dëshironi të shihni ose duke vendosur thjesht titullin. Në këtë mënyrë nuk është e nevojshme që përdoruesi të kërkojë titrat pasi kjo gjë kryhet nga VLSub.

Instaloni VLSub

Në fillim ekstraktoni materialet nga dokumenti i zipuar dhe më pas kopjoni skedarin vlsub.lua tek kjo direktori C:/Program Files/VideoLAN/VLC/lua/extensions/.

Shkarkoni titrat

[Image: vlc1.png]

Kur jeni duke parë një video në VLC shkoni tek View > VLSub dhe tek dritarja që do të hapet filloni të kërkoni për titrat që dëshironi. Më pas klikoni Download Selection dhe gjithçka është gati.

[Image: VLC2.png]

Burimi : Pcworld !


Re: Ja si të shkarkoni titrat e filmave duke përdorur “vlsub - HeadShoot =] - 04-02-2023

Mke ndihmu shume..sukese te metejshme..Smile


Re: Ja si të shkarkoni titrat e filmave duke përdorur “vlsub - M3FAT1 الله - 04-03-2023

Flm !!!