Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Killer për portativët (Network Card)
#1
[Image: killer%20per%20portativet.jpg]
Bigfoot Networks, kompania e njohur më së shumti për kartelat e shpejta të rrjetës për kompjuterët e tavolinës, paraqiti zgjidhje të ngjashme që i dedikohen portativëve. Bëhet fjalë për dy kartela të rrjetës pa tela të formatit mini-PCIe me përkrahjen për standardet 802.11 a/b/g/n.



Kartelat punojnë në frekuencat prej 2.4 dhe 5 GHz, e modeli më i dobët Killer Wireless-N 1102 përkrah shpejtësitë deri në 300 Mbps përmes dy stream-ëve. Më i fuqishmi Killer Wireless-N 1103 njëkohësisht mund të ketë tri MIMO stream-a, që ia mundëson arritjen e shpejtësive deri në 450 Mbps. Të dy zgjidhjet kanë teknologjinë e kompanisë tashmë të paraqitur në variantet për tavolina, sikurse që janë Advanced Stream Detect dhe Visual Bandwidth Control, të cilat në mënyrë automatike i japin prioritet aplikacioneve varësisht nga latenca sikurse që janë audio dhe video streaming, lojërat online dhe video thirrjet.

Këto zgjidhje në kompjuterët e veta do të instalojnë prodhuesit e konfigurimeve për lojëra, sikurse që janë Maingear, CyberPower, iBuyPower, Velocity Micro dhe të tjerë, e demonstrimi pritet të mbahet në GDC Expo 2011 në San Francisco.
[Image: 2lw4x2e.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Killer për portativët (Network Card) - by SkilleR - 12-23-2020, 04:09 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)