eSportsKosova - Gaming Community
Killer për portativët (Network Card) - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Killer për portativët (Network Card) (/thread-2229.html)



Killer për portativët (Network Card) - SkilleR - 12-23-2020

[Image: killer%20per%20portativet.jpg]
Bigfoot Networks, kompania e njohur më së shumti për kartelat e shpejta të rrjetës për kompjuterët e tavolinës, paraqiti zgjidhje të ngjashme që i dedikohen portativëve. Bëhet fjalë për dy kartela të rrjetës pa tela të formatit mini-PCIe me përkrahjen për standardet 802.11 a/b/g/n.



Kartelat punojnë në frekuencat prej 2.4 dhe 5 GHz, e modeli më i dobët Killer Wireless-N 1102 përkrah shpejtësitë deri në 300 Mbps përmes dy stream-ëve. Më i fuqishmi Killer Wireless-N 1103 njëkohësisht mund të ketë tri MIMO stream-a, që ia mundëson arritjen e shpejtësive deri në 450 Mbps. Të dy zgjidhjet kanë teknologjinë e kompanisë tashmë të paraqitur në variantet për tavolina, sikurse që janë Advanced Stream Detect dhe Visual Bandwidth Control, të cilat në mënyrë automatike i japin prioritet aplikacioneve varësisht nga latenca sikurse që janë audio dhe video streaming, lojërat online dhe video thirrjet.

Këto zgjidhje në kompjuterët e veta do të instalojnë prodhuesit e konfigurimeve për lojëra, sikurse që janë Maingear, CyberPower, iBuyPower, Velocity Micro dhe të tjerë, e demonstrimi pritet të mbahet në GDC Expo 2011 në San Francisco.