12-21-2020, 06:59 PM
![[Image: evga_gtx590_gemini.jpg]](http://www.ozone3d.net/public/jegx/201101/evga_gtx590_gemini.jpg)
![[Image: geforce%20gtx%20590%20kah%20mesi%20i%20m...40_240.jpg]](http://www.cyberspace-ks.com/images/resized/images/stories/2011_08/geforce%20gtx%20590%20kah%20mesi%20i%20marsit_240_240.jpg)
![[Image: gtx5901.jpg]](http://hwbot.org/blog/wp-content//gtx5901.jpg)
Burimet e afërta me mjaftë mirë të informuarin DigiTimes pohojnë se Nvidia kartelën me dy procesorë GeForce GTX 590 synon të filloj ta shes kah mesi i vitit të ardhshëm. Mesi i marsit është koha më e hershme për fillimin e shitjes, e një muaj pas kësaj në treg pritet të paraqitet konkurrenti nga AMD, Radeon HD 6990, pohojnë burimet.
AMD nuk po ngutet me paraqitjen e Antilles ashtu që Nvidia të mos ketë mundësi që në momentin e fundit të ndryshoj dhe adaptoj dizajnin e GTX 590, pas pasqyrës detaje të Radeon HD 6990. Kompanitë, për shkak të paraqitjes gjithnjë e më të madhe të procesorëve me grafikë të integruar, janë duke shënuar rënie të shitjes së kartelave diskrete grafike në segmentin e poshtëm të tregut por ato nuk janë duke pritur as rritje të kërkesës për zgjidhjet high-end.

