12-23-2020, 10:49 AM
![[Image: fotografite%20zyrtare%20te%20antilles%203.jpg]](http://www.cyberspace-ks.com/images/stories/2011_09/fotografite%20zyrtare%20te%20antilles%203.jpg)
Po afrohet koha e paraqitjes së Radeon HD 6990 dyprocesorësh nga AMD, ndërsa janë paraqitur edhe fotografitë zyrtare të pamjes përfundimtare të kartelës. Antilles përcjell dizajnin fizik të pjesës tjetër të linjës, por ventilatori tani ndodhet në mes të shtëpizës së kartelës për shkak të ftohjes sa më të mirë të dy GPU-ve.
Prej video daljeve janë të pranishëm një konektorë DVI dhe katër mini DisplayPort, e që tani dihet edhe pjesa më e madhe e specifikave teknike. Priten dy procesorë grafik nga radeon HD 6970 (krejtësisht 3,072 stream procesor), mbledhësja e dyfishtë prej 256-bitësh (me brez prej 300 GB/s) dhe 4 GB të memories grafike GDDR5. AMD dhe Nvidia end epo fshehin taktet e punës së GPU-ve dhe të memories në zgjidhjet e veta me dy procesor, të cilët në masë të madhe varen nga niveli i nxehjes dhe shpenzimit.
Sipas informatave të fundit jozyrtare, Nvidia synon të paraqes GeForces GTX 590 kah mesi i këtij muaji, e së shpejti pas tij do të duhej të pasoj paraqitja e Radeon HD 6990.
![[Image: fotografite%20zyrtare%20te%20antilles.jpg]](http://www.cyberspace-ks.com/images/stories/2011_09/fotografite%20zyrtare%20te%20antilles.jpg)

