07-07-2022, 05:40 AM
![[Image: mKAd2.jpg]](http://i.imgur.com/mKAd2.jpg)
Microsoft në blogun e vet për Windows Phone 8 ka lajmëruar se planifikon ta përhapë Windows Phone 8 kudo.
Kur Windows Phone 8 të lansohet në treg, aplikacionet për këtë sistem operativ do të mund të shkarkohen në 180 vende të ndryshme të botës, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.
Interneti është duke u përhapur me të madhe nëpër shtëpitë shqiptare, ku sipasstatistikave më të fundit thuhet se në Shqipëri 48.1% e popullsisë e përdorin internetin.
Sistemi operativ Symbian i ndërmarrjes Nokia ka qenë duke kryesuar më së shumti në Shqipëri, megjithëse kohët e fundit ka hyrë iOS i ndërmarrjes Apple, Android i Google dhe BlackBerry i Research In Motion.
Por edhe webOS duket të jetë gati të përfshijë tregun e Shqipërisë, pasiqë përdoruesit në Shqipëri të Windows Phone 8 do të mund ta përdorin dyqanin e aplikacioneve për këtë sistem operativ kur të jetë gati për lansim. (PCWorld Albanian)
![[Image: vloFgvK.gif]](http://i.imgur.com/vloFgvK.gif)
"If you get, give. If you learn, teach.”

