eSportsKosova - Gaming Community
Dyqani i Windows Phone 8 edhe për Shqipëri - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Dyqani i Windows Phone 8 edhe për Shqipëri (/thread-25571.html)



Dyqani i Windows Phone 8 edhe për Shqipëri - LiridonMurati - 07-07-2022

[Image: mKAd2.jpg]
Microsoft në blogun e vet për Windows Phone 8 ka lajmëruar se planifikon ta përhapë Windows Phone 8 kudo.

Kur Windows Phone 8 të lansohet në treg, aplikacionet për këtë sistem operativ do të mund të shkarkohen në 180 vende të ndryshme të botës, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Interneti është duke u përhapur me të madhe nëpër shtëpitë shqiptare, ku sipasstatistikave më të fundit thuhet se në Shqipëri 48.1% e popullsisë e përdorin internetin.

Sistemi operativ Symbian i ndërmarrjes Nokia ka qenë duke kryesuar më së shumti në Shqipëri, megjithëse kohët e fundit ka hyrë iOS i ndërmarrjes Apple, Android i Google dhe BlackBerry i Research In Motion.

Por edhe webOS duket të jetë gati të përfshijë tregun e Shqipërisë, pasiqë përdoruesit në Shqipëri të Windows Phone 8 do të mund ta përdorin dyqanin e aplikacioneve për këtë sistem operativ kur të jetë gati për lansim. (PCWorld Albanian)


Re: Dyqani i Windows Phone 8 edhe për Shqipëri - ToniMontana - 07-07-2022

kaaaaaaaaaaaaaaa po perfekt koka puna Big Grin suksese Albanian