Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Maqedonia gati për NationsCup
#1
Kapiteni i Maqedonisë, Aleksandar "helius" Kiselinov ka mbledhur një përbërje prej pesë lojtarëve për të përfaqësuar kombin në NationsCup XIV.

Ekipi - i cili është i njëjtë me atë që mposhti Full-Gaming me 19-11 në World Cyber Games 2010 në Los Angeles - është i përbërë nga katër lojtarë të Gamersject dhe nga Kiril "kIRIL" Ognenov.

Herën e fundit kur Maqedonia ishte përfaqësuar në NationsCup ishte edicioni i trembëdhjetë i kualifikimeve, në të cilin ata dështuan të kalojnë më tutje.

Për sezonin aktual, Maqedonia është vendosur në rundin e parë të kualifikimeve, ku ata do të duhet t'i kryqëzojnë shpatat me Kroacinë.

"Vitin e kaluar ne nuk patëm fat të kalojmë dy rundet e kualifikimeve dhe me një fitore dhe një humbje, ne u eleminuam nga gara. Këtë vit, ne synojmë të hymë në grupe dhe nëse e bëjmë këtë, do të vendosim një qëllim të ri varësisht nga kundërshtarët tanë", tha Kiselinov për HLTV.org.

"Ky ekip është me të vërtetë i mirë dhe e tregoi këtë në WCG, ku mungesa e përvojës pati efektin e vet. Ekipi mësoi shumë atëherë dhe ky është një mjedis i ri për të treguar cilësitë tona"


Maqedonia do të ketë përbërjen e mëposhtme për NationsCup XIV:

[Image: mk.gif] Jovan "KaLaN" Kalanoski (Gamersject)
[Image: mk.gif] Anel "NeNo" Cekovic (Gamersject)
[Image: mk.gif] Jovan "N1GHTMARE" Derebanoski (Gamersject)
[Image: mk.gif] Vlatko "CI@" Sekovski (Gamersject)
[Image: mk.gif] Kiril "kIRIL" Ognenov
[Image: 76561198060309084.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Maqedonia gati për NationsCup - by XLN7 - 11-12-2020, 05:27 PM
Re: Maqedonia gati për NationsCup - by Lizardi - 12-05-2020, 02:19 PM
Re: Maqedonia gati për NationsCup - by jazon - 12-06-2020, 07:04 AM
Re: Maqedonia gati për NationsCup - by shadowi - 03-25-2021, 02:37 PM
Re: Maqedonia gati për NationsCup - by Jo :) - 03-25-2021, 02:57 PM
Re: Maqedonia gati për NationsCup - by swed - 03-25-2021, 03:18 PM
Re: Maqedonia gati për NationsCup - by wam - 07-29-2021, 04:37 AM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)