Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Nvidia Quadro NVS 300 ( Lidhje ne 8 monitora)
#1
Për profesionistët të cilët kanë nevojë për ambient të gjerë pune e që nuk kërkojnë procesor të fuqishëm grafik Nvidia ofron zgjidhje Quadro NVS 300. Kartela Nvidia Quadro NVS 300 është në dispozicion në versionet PCIe x16 dhe x1, ndërsa mundëson kyçjen e deri në 8 ekraneve me rezolucion maksimal prej 2,560 x 1,600 pikë për nevojat e video mbikëqyrjes, paneleve reklamuese, qendrave operative dhe stacioneve të ngjashme të punës
[Image: 390x460-images-stories-2010_48-nvidia-qu...vs-300.jpg]
Quadro NVS 300 videon mund ta qes kah konektorët VGA, DVI, DisplayPort ose HDMI, derisa teknologjitë e kompanisë Nvidia Mosaic dhe nView Desktop Management lehtësojnë menaxhimin e shfaqjes së pamjeve në shumë ekrane. Vetë kartela nga aspekti harduerik nuk është në asnjë mënyrë mbresëlënëse – janë të pranishëm krejtësisht 16 bërthama, me 512 MB të memories DDR3 (mbledhësja prej 64-bit) dhe përkrahja për DirectX 10.1.

Procesori më i dobët grafik mundësoi dizajnin me ftohës pasiv dhe shpenzimin maksimal prej 17.5 W për stacione pune të qetë dhe kursyes. Çmimi i kartelës është 149 dollarë, e ajo është në dispozicion përmes prodhuesve OEM ose pranë kompanive PNY Technologies, ELSA dhe Leadtek.
[Image: 2lw4x2e.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Nvidia Quadro NVS 300 ( Lidhje ne 8 monitora) - by SkilleR - 10-04-2020, 12:15 AM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)