![]() |
|
Nvidia Quadro NVS 300 ( Lidhje ne 8 monitora) - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Nvidia Quadro NVS 300 ( Lidhje ne 8 monitora) (/thread-1266.html) |
Nvidia Quadro NVS 300 ( Lidhje ne 8 monitora) - SkilleR - 10-04-2020 Për profesionistët të cilët kanë nevojë për ambient të gjerë pune e që nuk kërkojnë procesor të fuqishëm grafik Nvidia ofron zgjidhje Quadro NVS 300. Kartela Nvidia Quadro NVS 300 është në dispozicion në versionet PCIe x16 dhe x1, ndërsa mundëson kyçjen e deri në 8 ekraneve me rezolucion maksimal prej 2,560 x 1,600 pikë për nevojat e video mbikëqyrjes, paneleve reklamuese, qendrave operative dhe stacioneve të ngjashme të punës Quadro NVS 300 videon mund ta qes kah konektorët VGA, DVI, DisplayPort ose HDMI, derisa teknologjitë e kompanisë Nvidia Mosaic dhe nView Desktop Management lehtësojnë menaxhimin e shfaqjes së pamjeve në shumë ekrane. Vetë kartela nga aspekti harduerik nuk është në asnjë mënyrë mbresëlënëse – janë të pranishëm krejtësisht 16 bërthama, me 512 MB të memories DDR3 (mbledhësja prej 64-bit) dhe përkrahja për DirectX 10.1. Procesori më i dobët grafik mundësoi dizajnin me ftohës pasiv dhe shpenzimin maksimal prej 17.5 W për stacione pune të qetë dhe kursyes. Çmimi i kartelës është 149 dollarë, e ajo është në dispozicion përmes prodhuesve OEM ose pranë kompanive PNY Technologies, ELSA dhe Leadtek. |