Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
fnatic konfirmon Delpan dhe Xizt
#1
fnatic kanë njoftuar marrjen e Marcus "Delpan" Larsson dhe Richard "Xizt" Landström.

Duke u bazuar në raportin e djeshëm, i cili thoshte se Marcus "Delpan" Larsson do të lëvizte drejt fnatic, organizata sot ka konfirmuar nënshkrimin me ish-lojtarin e MYM.

Larsson do t'i bashkangjitet edhe Richard "Xizt" Landström, i cili së fundi ka mbrojtur ngjyrat e Lions.

[Image: 1273830236.06.jpeg]

Me fnatic që i tha lamtumirë Christopher "GeT_RiGhT" Alesund, Rasmus "Gux" Ståhl dhe Patrik "f0rest" Lindberg,ky i fundit pjesë e ekipit që nga viti 2005, skuadra mbeti pa lojtarin e pestë.

Megjithatë, postimi fillestar i fnatic.com në lidhje me përbërjen e re vuri në dukje se bashkëlojtari i Landström, Niklas "niko" Johansson, gjithashtu do të bashkohej me ekipin, siç tregon pamja e mëposhtme:

[Image: 1291747304.4.jpeg]

Themeluesi dhe drejtori menaxhues i fnatic, Sam Mathews, tha se ata kishin mundësi të merrnin skuadrën e sapo formuar të SK, por e lanë këtë shans të kalojë.

"Ne kishim mundësi të merrnin këtë ekip me Robban, dhe ne zgjodhëm të lëmë këtë mundësi të kalojë. Ne ndjejmë se cArn është një lider i lindur, dhe do të jetë gjatë në fnatic, ne besojmë në aftësinë e tij dhe aftësinë e Harley për të ndërtuar një ekip fitues. Në anën tjetër, është gjithmonë dëshpëruese të shohim veprimet e lojtarëve, të cilët kanë qenë për pesë vite me ekipin, të vendosin t'i bashkohen një organizate për arsyet e gabuara", tregoi ai për fnatic.com.

fnatic aktualisht ka:

[Image: se.gif] Patrik "cArn" Sattermon
[Image: se.gif] Harley "dsn" Orwall
[Image: se.gif] Marcus "Delpan" Larsson
[Image: se.gif] Richard "Xizt" Landstorm
[Image: 76561198060309084.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
fnatic konfirmon Delpan dhe Xizt - by XLN7 - 09-29-2020, 05:50 PM
Re: fnatic konfirmon Delpan dhe Xizt - by gambler - 09-30-2020, 08:05 AM
Re: fnatic konfirmon Delpan dhe Xizt - by Lizardi - 09-30-2020, 04:28 PM
Re: fnatic konfirmon Delpan dhe Xizt - by jazon - 09-30-2020, 05:58 PM
Re: fnatic konfirmon Delpan dhe Xizt - by Donnie! - 09-30-2020, 06:06 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)