Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Vetëvritet djali 23-vjeçar, flet i ati: Facebook e izoloi ng
#1
Bolonja, 23 Janar 2012, NOA - Nuk kanë asnjë dyshim prindërit e 23-vjeçarit nga Bolonja, i cili u vetëvra: “Facebook-u mori njëherë e përgjithmonë djalin tonë”.

Djali si çdo ditë tjetër kishte shkuar për drekë tek gjyshja e tij, por pas vaktit ai është futur në tualet e më pas është hedhur nga dritarja e katit të shtatë dhe kjo për të harruar një zhgënjim të dhimbshëm.

Në një intervistë të lëshuar prindërit e djalit, kanë rrëfyer për izolimin e tij që vinte gjithmonë e në rritje dhe kjo si rrjedhojë e rrjetit social të Facebook, ku ai kalonte shumicën e kohës.

“Ai mund të ndikojë shumë tek të rinjtë me karakter tepër të vështirë dhe të dobët ashtu siç ishte djali ynë”, - deklaruan prindërit.

Duhet theksuar se të rinjtë e sotëm janë gjithnjë e më të prirur në komunikimet teknologjike të rrjeteve sociale, duke i reduktuar në masë raportet njerëzore.

“Djali ynë kishte gjithçka që mund të ketë një i ri i ditëve të sotme, por me shumë mundësi nga xhesti që ka kryer tregon shumë qartë se ai nuk ishte i qetë në anën sentimentale të tij”, - rrëfejnë prindërit.

r.b/NOA
[Image: b636fd.jpg]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Vetëvritet djali 23-vjeçar, flet i ati: Facebook e izoloi ng - by trejjo - 11-15-2021, 04:33 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)