10-19-2021, 05:05 PM
Karel Abelovsky (51 vjeçar) nga Çekia u arrestua në Argjentinë pas përpjekjes së dështuar që gjatë një fluturimi nga Buenos Airesi për në Madrid të trafikojë 274 kafshë të gjalla të cilat i kishte futur në një valixhe. Personeli i aeroportit Ezeize mbeti i shokuar kur gjatë kontrollit rëntgen vërejti “substancat organike të cilat lëviznin”, shkruajnë mediat lokaleKur personeli i aeroportit hapi valixhen gjeti më shumë se 200 zvarranikë dhe brejtës, ndër ta edhe nëntë lloje të gjarpërinjve helmues të paketuar nëpër ambalazhe plastike. Gjithsej 15 gjarpërinj helmues i gjetën në valixhe, përfshirë edhe boa.
Disa prej kafshëve të zbuluara janë shumë të rralla dhe të mbrojtura me Konventën për mbrojtjen e kafshëve të rrezikuara. Dy kafshë kishin ngordhur, ndërsa edhe të tjerat kanë mundur të ngordhin si pasojë e mungesës së oksigjenit sikur valixhja të ishte transferuar në pjesën e bagazhit të aeroplanit.
Incidenti ndodhi më 7 dhjetor, por vetëm pas tri javësh lajmi u bë publik për media. Nëse shpallet fajtor, Abelovski mund të dënohet deri në dhjetë vite burg.
/Telegrafi/

