eSportsKosova - Gaming Community
Abelovsky nga Cekia u përpoq të trafikonte 274 kafshë - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: ESK KAFE (https://esportskosova.com/forum-27.html)
+--- Forum: Oda e burrave (https://esportskosova.com/forum-28.html)
+---- Forum: Kuriozitete (https://esportskosova.com/forum-138.html)
+---- Thread: Abelovsky nga Cekia u përpoq të trafikonte 274 kafshë (/thread-14557.html)



Abelovsky nga Cekia u përpoq të trafikonte 274 kafshë - psymastah~ - 10-19-2021

[Image: xbzp6p.jpg]Karel Abelovsky (51 vjeçar) nga Çekia u arrestua në Argjentinë pas përpjekjes së dështuar që gjatë një fluturimi nga Buenos Airesi për në Madrid të trafikojë 274 kafshë të gjalla të cilat i kishte futur në një valixhe. Personeli i aeroportit Ezeize mbeti i shokuar kur gjatë kontrollit rëntgen vërejti “substancat organike të cilat lëviznin”, shkruajnë mediat lokale
Kur personeli i aeroportit hapi valixhen gjeti më shumë se 200 zvarranikë dhe brejtës, ndër ta edhe nëntë lloje të gjarpërinjve helmues të paketuar nëpër ambalazhe plastike. Gjithsej 15 gjarpërinj helmues i gjetën në valixhe, përfshirë edhe boa.

Disa prej kafshëve të zbuluara janë shumë të rralla dhe të mbrojtura me Konventën për mbrojtjen e kafshëve të rrezikuara. Dy kafshë kishin ngordhur, ndërsa edhe të tjerat kanë mundur të ngordhin si pasojë e mungesës së oksigjenit sikur valixhja të ishte transferuar në pjesën e bagazhit të aeroplanit.

Incidenti ndodhi më 7 dhjetor, por vetëm pas tri javësh lajmi u bë publik për media. Nëse shpallet fajtor, Abelovski mund të dënohet deri në dhjetë vite burg.
/Telegrafi/


Re: Abelovsky nga Cekia u përpoq të trafikonte 274 kafshë - BAAM - 10-19-2021

Ta barta te Kuriozitet


Re: Abelovsky nga Cekia u përpoq të trafikonte 274 kafshë - buta- - 10-19-2021

a osht budall ky aa ?? :A ani 274 ku don mi lon ato mer :lol:


Re: Abelovsky nga Cekia u përpoq të trafikonte 274 kafshë - psymastah~ - 10-20-2021

BAAM : np.

kLeppto hahahahahaha :lol: ski faj Big Grin.