Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Poezi nga autorë kosovar
#1
Tema menoj qe osht mjaft edukative.. Po t'ju thom dicka qysh n'fillim, po ju lus, postoni nje poezi qe ju pelqen, qe e meriton mu lexu prej tjerve, mos ta bojna kete pune per poste.

Po filloj une, me 2-3 poezi te Halil Matoshit :


Sa le`t ish me bajt nanën mbi supe

Ia kam pa tmerrin tek i randonte n`qerpikë
kur shihte në televizion gra të thyeme moshe
të ndjekuna anmiku
që dikush i tërhiqte zvarrë mbi ndoj thes të
dhintë apo ngrykë si thmi të ngrim` acari
grumbulluq në ndoj karro me rrotë të
shfryme... të mos flas kur ndjente vajtime mbi thmi e burra të grimë thike
nana s’bante as dhe`t hapa pa u mush frymë
në duart e serbëve kur rashë
dhe u bana gati për pushkatim, çuditnisht
qëndroi pa b`za si ni statue p’ej dheu e shtangun
se cilës arkeologët ia marrin masat
dhe përmasat ia hamendin moshën, pulsin
rezistencën ndaj përplasjeve
dhe tundimet e tokës nanë
dhe munohen me ja gjetë fillin e gjallesës
dhe me ja konstruktue ni vdekje tepër tragjike
dhe me ja shkaktue ni dhimtë të madhe sa vrasja e djalit
ni tmerr të pakufishem sa historia botnore
me ia thur pastaj ni trill letrar
dhe me e ba ni dramë gjithkohësie
nga e thjeshta nga e heshtura – ni nanë
e kam shikue beftë dhe sall sytë i kanë leviz`
sa për t’ma ba me dije se e kam lanë të gjallë
prit’m nanë kam dashtë me i thanë
dhe zani m’ka tradhtue
e ndjej edhe tashti ajo m’thosh’
nuk kom me dekë pa ardh nga syrgjyni bir
jam qindpërqind i sigurt se ka dashtë me më
thanë me dekë nuk kam po ja ka vu dorën gojës
mos ban sakrilegj mos mi dal ofshamë...
“atë ditë nuk kam me e harru derisa dheu t’um bjen ftyrës”- i kish pasë thanë nana gazetarve
ajo u ba ni nanë fantastike dhe më priti
me ma pa ballin pa gjak duart me m’i
shtrëngue pa zingjirë
u bana edhe unë ni djal durimtar dhe ia prita
dekën e bardhë hijeshinë e qefinit
pashë sa le’t asht me e bajt nanën mi supe
pesë djel t’rritun... tek ndrrohen me bijtë e tyne(aq e le’të ish nana dhe të duket sikur të dyja kambët po të sharrojnë në dhe- ndoshta asht krejt njajt sikur ajo ka bajt thmi në bark, veqse ti tashti ke mërzi ajo atohera u kan e gzueme, ajo po bante jetën!?)

ma pa lirinë
ia pashë dekën...


Kete poezi keni pas rast me ndegju edhe prej vete autorit ne emisionin Oxygen, para disa jave.. Po, masi kom pas fatin me gjet, po e postoj videon:

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=cEFxMj5cKpI[/youtube]
________________________________

PO ZVOGËLOHET BABA

Kur erdha në jetë vigani i parë që ndesha ishte ai
Vigani vetë dhe ideja

Po hyj në të dyzetat jam bërë baba
Kur flas më babën jam fëmijë

Vallë cili jam në sytë e fëmijëve të mi?

Dhe përditë e më pak vend në shtëpi po zë baba
Po zvogëlohet për habi
'I grusht eshtra...

Një natë papandehur këtë e vërejta
E kërkoja me sy në shtratin e tij e s’e gjeja
Ku je baba!? - gati klitha

Ai më foli: "këtu diku jam bir..." - u gëzova
Si fëmija që ende kam një baba
por ajo diku më trembi
Këtu diku, rëndom thuhet për margaritarë që na tretin para syve
Super! Ende kam baba - ndonëse gjithnjë e më të vogël
Sepse gjithnjë e më pak zë vend në bisedat
Në hapësirën banesore, në darkat solemne, zënkat dhe dashuritë tona
Po zvogëlohet baba...

Do të kërkojë edhe pak (pak?) ngrohtësi
Në këtë akullnajë dhe do të ikë me shpejtësi
Si një pendël zogu n’hava
Do ta bart era një baba
Një viga...

Po zvogëlohet baba
________________________________

NGUSHËLLIM

kjo që posa fluturoi është nana
pafajshmëria shenjtërore e fëmijërisë
ky njeri i pikëlluar si nje jetim jam unë
gjithqka tjetër është zhbërë dhe shndërruar në vakuum

kam lotuar dhe qajtur kam për tana nanat që kanë(me) vdekë
nëpër mileniume

prandaj nga ky çast ma zini për t’pame
ngushllime botës
për nanën...
[Image: 76561198060309084.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Poezi nga autorë kosovar - by XLN7 - 09-01-2020, 06:37 PM
Re: Poezi nga autorë kosovar - by Privatexe - 10-05-2023, 12:59 PM
Re: Poezi nga autorë kosovar - by XLN7 - 09-01-2020, 06:53 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)