![]() |
|
Poezi nga autorë kosovar - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: EDUKATIVE (https://esportskosova.com/forum-41.html) +--- Forum: Diskutime për gjërat edukative (https://esportskosova.com/forum-37.html) +--- Thread: Poezi nga autorë kosovar (/thread-931.html) |
Poezi nga autorë kosovar - XLN7 - 09-01-2020 Tema menoj qe osht mjaft edukative.. Po t'ju thom dicka qysh n'fillim, po ju lus, postoni nje poezi qe ju pelqen, qe e meriton mu lexu prej tjerve, mos ta bojna kete pune per poste. Po filloj une, me 2-3 poezi te Halil Matoshit : Sa le`t ish me bajt nanën mbi supe Ia kam pa tmerrin tek i randonte n`qerpikë kur shihte në televizion gra të thyeme moshe të ndjekuna anmiku që dikush i tërhiqte zvarrë mbi ndoj thes të dhintë apo ngrykë si thmi të ngrim` acari grumbulluq në ndoj karro me rrotë të shfryme... të mos flas kur ndjente vajtime mbi thmi e burra të grimë thike nana s’bante as dhe`t hapa pa u mush frymë në duart e serbëve kur rashë dhe u bana gati për pushkatim, çuditnisht qëndroi pa b`za si ni statue p’ej dheu e shtangun se cilës arkeologët ia marrin masat dhe përmasat ia hamendin moshën, pulsin rezistencën ndaj përplasjeve dhe tundimet e tokës nanë dhe munohen me ja gjetë fillin e gjallesës dhe me ja konstruktue ni vdekje tepër tragjike dhe me ja shkaktue ni dhimtë të madhe sa vrasja e djalit ni tmerr të pakufishem sa historia botnore me ia thur pastaj ni trill letrar dhe me e ba ni dramë gjithkohësie nga e thjeshta nga e heshtura – ni nanë e kam shikue beftë dhe sall sytë i kanë leviz` sa për t’ma ba me dije se e kam lanë të gjallë prit’m nanë kam dashtë me i thanë dhe zani m’ka tradhtue e ndjej edhe tashti ajo m’thosh’ nuk kom me dekë pa ardh nga syrgjyni bir jam qindpërqind i sigurt se ka dashtë me më thanë me dekë nuk kam po ja ka vu dorën gojës mos ban sakrilegj mos mi dal ofshamë... “atë ditë nuk kam me e harru derisa dheu t’um bjen ftyrës”- i kish pasë thanë nana gazetarve ajo u ba ni nanë fantastike dhe më priti me ma pa ballin pa gjak duart me m’i shtrëngue pa zingjirë u bana edhe unë ni djal durimtar dhe ia prita dekën e bardhë hijeshinë e qefinit pashë sa le’t asht me e bajt nanën mi supe pesë djel t’rritun... tek ndrrohen me bijtë e tyne(aq e le’të ish nana dhe të duket sikur të dyja kambët po të sharrojnë në dhe- ndoshta asht krejt njajt sikur ajo ka bajt thmi në bark, veqse ti tashti ke mërzi ajo atohera u kan e gzueme, ajo po bante jetën!?) ma pa lirinë ia pashë dekën... Kete poezi keni pas rast me ndegju edhe prej vete autorit ne emisionin Oxygen, para disa jave.. Po, masi kom pas fatin me gjet, po e postoj videon: [youtube]http://www.youtube.com/watch?v=cEFxMj5cKpI[/youtube] ________________________________ PO ZVOGËLOHET BABA Kur erdha në jetë vigani i parë që ndesha ishte ai Vigani vetë dhe ideja Po hyj në të dyzetat jam bërë baba Kur flas më babën jam fëmijë Vallë cili jam në sytë e fëmijëve të mi? Dhe përditë e më pak vend në shtëpi po zë baba Po zvogëlohet për habi 'I grusht eshtra... Një natë papandehur këtë e vërejta E kërkoja me sy në shtratin e tij e s’e gjeja Ku je baba!? - gati klitha Ai më foli: "këtu diku jam bir..." - u gëzova Si fëmija që ende kam një baba por ajo diku më trembi Këtu diku, rëndom thuhet për margaritarë që na tretin para syve Super! Ende kam baba - ndonëse gjithnjë e më të vogël Sepse gjithnjë e më pak zë vend në bisedat Në hapësirën banesore, në darkat solemne, zënkat dhe dashuritë tona Po zvogëlohet baba... Do të kërkojë edhe pak (pak?) ngrohtësi Në këtë akullnajë dhe do të ikë me shpejtësi Si një pendël zogu n’hava Do ta bart era një baba Një viga... Po zvogëlohet baba ________________________________ NGUSHËLLIM kjo që posa fluturoi është nana pafajshmëria shenjtërore e fëmijërisë ky njeri i pikëlluar si nje jetim jam unë gjithqka tjetër është zhbërë dhe shndërruar në vakuum kam lotuar dhe qajtur kam për tana nanat që kanë(me) vdekë nëpër mileniume prandaj nga ky çast ma zini për t’pame ngushllime botës për nanën... Re: Poezi nga autorë kosovar - XLN7 - 09-01-2020 Lejohet vetem 1 postim brenda dites, ne te cilin mujne me u pershi 2-3 apo me shume poezi! Re: Poezi nga autorë kosovar - Privatexe - 10-05-2023 Krijimi i Rruzullimit - Pjeter Bogdani Parese Qiellja, Dheu, Deti, e Zjarmi Ishte : Kje Zjarmi, Dheu, Qiellja e Deti Me shempton Qiellja Dhene, e Detin Zjarmi Se ku ish Qiellja, Dheu, Zjarmi e Deti Aty ish Dheu, Qiellja, Deti e Zjarmi Dheu Qiellne mbelon , e Zjarmin Deti Qiellja Deti ende Zjarmi , ishte ende Dhet Dheu, Zjarmin, ende Qiellja ishte nde Det Mbe Qiellt nuk ishte , as Yll , as Dielli Qi me Dritete vet zbardhen drite te re As Hana delte me dy te rgjatna bri As prej qiellshit vinte ndonji Reze per dhe As dheu si Shqype nalt qendron , e ri As miegull me shi , as breshen , as Refe As Deti me Vale epte te madhe gjame As lymenate me breg , ishin zane . Liria - Din Mehmeti Eshte enderr drite Flake gjaku Duhi shpirti Syte plot pranvera i ka Plot shtigje zogjsh Zjarr kenge eshte Eshte dritare e hapur kah Dielli Bulezim i ri Kalteri Dhe rreze Trofeu i gjalle - Musa Ramadani (Mbretit te fundit Ilirian , Gencit ) Ne cilin pallat romak te vendosen Te zbukurosh vitrinen publike Model i gjalle i koleksionit Ilirian Q'shfaqje spektakulare parakalimi Maratones prej Ilirise deri ne Rome Detyre djalli interpretimi i fundit Pa fjale pa shpate pa mburoj pa brohori A ka semundje me te paster se beteja Betej ma vrastare se Gentiana a ka Te brejten minjte e shikimeve romake Gajasjet imperatorike peshk te kaperdine Histori quhej bjeshka e zhgarkuar mbi ty Nen dritat romake s'shihje shkretine e Ilirise Ne cilin amfiteater romak te mberthyen Te aktrosh disfaten ne skenen publike Trofe i fundit i koleksionit Ilirian |