Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Pamje magjepsëse të Tokës nga hapësira
#1
[Image: 14toka14111114071.jpg]

Washington, 14 nëntor - Astronautët e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, i cili lëviz në orbitën 350 km larg sipërfaqes së Tokës, arritën të pasqyrojnë fotografitë më të qarta të Tokës, të bëra deri tani, transmeton “Start” njoftimet e medieve.

Fotografitë e publikuara nga Zyra Hapësinore Amerikane, NASA , janë bërë me ndihmën e kamerave të veçanta të pajisura me një teknologji të ulët drite nga ana e astronautëve gjatë udhëtimit të bërë në mes muajve gusht dhe tetor.

Fotografitë janë shndërruar në një videoklip nga ana e laboratorit të analizave dhe pamjes shkencore të NASA-s, në kuadrin e ekperimenteve vëzhguese të Tokës.

Në fotot e publikuara të magjepsin dritat shumëngjyrëshe të qyteteve, retë, shkreptimat e vetëtimave dhe aurorat mahnitëse me ngjyrë jeshile dhe bojë qielli. Po ashtu, dallohen qartë sipërfaqet e pamatura të oqeaneve dhe shkretëtirave.
/KohaDitore/
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Pamje magjepsëse të Tokës nga hapësira - by withstyle - 09-06-2021, 04:04 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)