![]() |
|
Pamje magjepsëse të Tokës nga hapësira - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: ESK KAFE (https://esportskosova.com/forum-27.html) +--- Forum: Oda e burrave (https://esportskosova.com/forum-28.html) +---- Forum: Kuriozitete (https://esportskosova.com/forum-138.html) +---- Thread: Pamje magjepsëse të Tokës nga hapësira (/thread-12692.html) |
Pamje magjepsëse të Tokës nga hapësira - withstyle - 09-06-2021 ![]() Washington, 14 nëntor - Astronautët e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, i cili lëviz në orbitën 350 km larg sipërfaqes së Tokës, arritën të pasqyrojnë fotografitë më të qarta të Tokës, të bëra deri tani, transmeton “Start” njoftimet e medieve. Fotografitë e publikuara nga Zyra Hapësinore Amerikane, NASA , janë bërë me ndihmën e kamerave të veçanta të pajisura me një teknologji të ulët drite nga ana e astronautëve gjatë udhëtimit të bërë në mes muajve gusht dhe tetor. Fotografitë janë shndërruar në një videoklip nga ana e laboratorit të analizave dhe pamjes shkencore të NASA-s, në kuadrin e ekperimenteve vëzhguese të Tokës. Në fotot e publikuara të magjepsin dritat shumëngjyrëshe të qyteteve, retë, shkreptimat e vetëtimave dhe aurorat mahnitëse me ngjyrë jeshile dhe bojë qielli. Po ashtu, dallohen qartë sipërfaqet e pamatura të oqeaneve dhe shkretëtirave. /KohaDitore/ Re: Pamje magjepsëse të Tokës nga hapësira - PAiN. - 09-07-2021 hmmmmm shka em pelqejin qito foto Re: Pamje magjepsëse të Tokës nga hapësira - JeeT Baba. - 10-15-2021 WOW sa me sene a?? Ni LIKE sa kryt. Re: Pamje magjepsëse të Tokës nga hapësira - destro - 10-17-2021 Mrekkulli Re: Pamje magjepsëse të Tokës nga hapësira - guli^ - 10-30-2022 hahahaha kosova terr krejt
Re: Pamje magjepsëse të Tokës nga hapësira - traay - 08-15-2023 n kosov u nal rryma hahahaa |